E Shtunë, 31 Tetor 2026

Duka: Një pjesë e dështimit i përket edhe Hanit

Tiranë - Armando Duka ia faturon një pjesë të përgjegjësisë për gjendjen e kombëtares shqiptare ish-trajnerit Ari Han. Deklarata e numrit një të institucionit të futbollit shqiptar vjen pak çaste pas njoftimit për largimin e teknikut holandez.

“Kemi ndërprerë marrëdhëniet me Hanin për shkak të rezultateve jo të mira të kombëtares për eliminatoret e botërorit 2010. Një pjesë e përgjegjësisë është edhe e tij, por jo e gjitha. Kontrata ka qenë deri në fund të sezonit, dhe ne do të paguajmë dy pagat e fundit mujore”, deklaroi Duka.

Lidhur me emrin dhe objektivat e trajnerit të ri, presidenti i FSHF-së u shpreh: “Duke pasur parasysh ndeshjet e forta që ne kemi, objektivi i trajnerit të ri do të jetë përgatitja e lojtarëve për formacionin e ardhshëm. Tekniku i ri do të diskutohet së shpejti, dhe nga emrat që kemi në tavolinë do të përpiqemi të zgjedhim më të mirin”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›