Vllaznia dhe Tirana ndajnë sërish një barazim mes tyre
Shkodër - Vllaznia dhe Tirana ndajnë një tjetër barazim mes tyre, këtë herë 0-0 për gjysmëfinalen e parë të Kupës së Republikës. Kryesuesit e kampionatit arritën të dalin me rrjeta të paprekura nga ndeshja e zhvilluar në “Loro Boriçi”, duke e bërë më interesante ndeshjen e kthimit që do të zhvillohet pas dy javësh në kryeqytet.
Për t’u theksuar është fakti se shkodranët e kërkuan më tepër golin, por pa arritur dot të konkretizonin aksionet e tyre. Rastet me të mira janë goditjet e shtyllave, një herë nga Bledar Devolli për Tiranën, dhe një herë nga Xhevair Sukaj për Vllazninë.
Ndeshja tjetër gjysmëfinale ishte ajo mes Flamurtarit dhe Shkumbinit, e cila përfundoi 1-0 në favor të vendasve.