Rekordi i La Ligas: 404 milion shitje lojtarësh

Klubet e La Ligas kanë përfituar më shumë nga shitjet e lojtarëve në këtë afat kalimtar se çdo ligë tjetër në historinë e transfereve.Klubet e kësaj lige shitën lojtarë me vlerë prej 404 milion funta në afatin kalimtar që përfundoi të hënën, ndërsa 1/3 me gjithsej 117 milion funta, u arrit nga shitjet nga klubet jashtë Spanjës.
Shumica e lojtarëve u shitën në Premier League Angleze, duke përfshirë Mesut Ozil që kaloi nga Reali te Arsenal, Negredo dhe Navas iu bashkuan Cityt nga Sevilla dhe Roberto Soldado që erdhi te Tottenham nga Valencia, ndërsa blerja më e shquar brenda Spanjës është ajo e Iscos që u ble nga Real Madridi.
Klubet e La Ligës kanë shpenzuar 337 milion funta, e që është vlera e dytë rekorde për këtë ligë me një përfitim prej 67 milion funtash, me Realin që shpenzoi 154 milion funta dhe Barcelona 48 milion, e që vetëm këto të dyja arrijnë në 62% të shpenzimeve në rang lige./indeksonline/