Ky mund të jetë formacioni i De Biasit

Gianni De Biasi ka bërë gati formacionin me të cilin do të luaj sonte kundër Sllovenisë.
Italiani ka menduar të luaj me një sulmues dhe këtë skemë e ka provuar në stërvitjen e zhvilluar që të mërkurën. Vetëm Edgar Çani do të marrë përgjegjësitë për repartin e avancuar, ndërsa të tjerët do të mendojnë për gjithçka.
Formacioni i mundshëm 4-2-3-1: Në portë Etrit Berisha, ndërsa repartin mbrojtës e përbëjnë Lila, Cana, Teli dhe Agolli, më pas vijnë Bulku e Basha, e që mesfusha të kontrollohet nga Roshi, Kaçe dhe Rama, ndërsa sulmues klasik do të jetë Çani.
Ndeshja Slloveni – Shqipëri luhet në ora 20:30, në stadiumin “Stozhice” në Lubjanë./indeksonline/