Inter-Thohir: Duhet veç nënshkrimi

Sipas asaj që shkruan në gazetën italiane Gazzetta dello Sport, marrëveshja në mes Massimo Moratti dhe Erick Thohir ka arritur deri te nënshkrimi.
Moratti të hënën thuhet të iu ketë dhënë ok final të tij këshilltarëve të tij. Prsidenti aktual i Interit e ka shpenzuar gjysmën e ditës me këshilltarët e tij financarë dhe ligjorë, që të përfundojnë punën rreth transferimit të 70% të aksioneve,indonezianit Thohir.
Edhe disa ditë, do zhvillohet mbledhja definitive (që mund të mbahet në Londër), do të mund të hedhen firmat, ndërsa Thohir mund të jetë i pranishëm në Inter në derbin që do ta ketë ndaj Juventusit, pasi të përfundojnë ndeshjet kualifikuese të kombëtareve./indeksonline/