Duka në “360 Gradë”: 1 mijë vota më ndajnë nga mandati. Meta politikan i mencur
TIRANE-Agron Duka, kandidati i PR për deputet në Shijak, ish-ministër i qeverisjes socialiste bëri të ditur se pret të marrë mandatin pasi të numërohen dhe 278 kutitë e mbetura pa numëruar.
Sipas Dukës mbetet larg mandatit me 1 110 vota, por shprehet i sigurt në emisionin “360 Gradë” se do të jetë në parlament.
“Janë 278 kuti pa numëruar, 20 vota për secilën kuti jam i sigurt që i kam, do jenë shumë votat për mua. Ajo mendësia e Ramës që nuk mund të jenë 2 kunetër bashkë në koalicion, nuk mu duk bindës”.
I pyetur se cfarë ane do të mbajë nëse e djathta del në opozitë, z Duka u përgjigj se “padyshim nëse koalicioni i djathtë do jetë në opozitë dhe unë në opozitë do jem”.
Ndërsa pyetjes se kush po fiton zgjedhjet, Duka vuri në dukje se ‘trendi duket sipas meje që është rreth majtas, por nuk i besoj ato shifra nga tv, se janë ende shumë kuti pa numëruar. Por unë pres një rezultat të ngushtë mes dy forcave politike”.
Më tej Duka theksoi se vlerëson kreun e LSI për lëvizjet e ndryshme politike.
“Ilir Meta u tregua politikan i mençur. Nëse do dilte me PD rrezikonte, po të dilte vetëm po rrezikonte shumë ndaj bashkimi me të majtën ia rriste vlerat ndaj u tregua i mençur”.
(d.b/BalkanWeb)