E Shtunë, 31 Tetor 2026

Duke mos e votuar, sovrani i dha Ramës një qortim të madh

07-06-2011 / Nga Luan Myftiu

“Shpesh herë i gjithë shteti vuan nga një burrë i lig” - Hesiodi

Duke qenë i paaftë të drejtonte, Rama hyri në rrugën e konfliktit. Kur ambicia për pushtet është më e madhe se aftësítë e drejtuesit, merret më qafë komuniteti. Rama e nisi karrierën me përulësí prej fakíri dhe e mbylli me krekosje tirani. Ky “misionar”, pasi u deklarua reformator, tentoi t’i hipte në shpinë sovranit. PS-në e “bleu” jo vetëm me sheshe ndërtimi, por dhe me “avokati” rruge për të korruptuarit e saj. Në fund, në vend që ta ringjallte, e katandisi në forcë degraduese. I fryrë nga një madhështi boshe, plasi si tollumbace bojkoti. Përkëdheli të “pakënaqurit” nga demokracía dhe përbuzi ata që çmonin drejtësinë për të gjithë. Në krizë me veten, sajoi ngërçe artificiale për shoqërínë. Mbi gërmadhat e akuzave ndaj tranzicionit, ngriti “rrugën e vetme” të kërcënimit populist. I mbështetur mbi mëkatarët e diktaturës, shpalli “program” të heshtur luftën klasore ndaj fisnikërisë. Si kryengritës haxhiqamilist trembi të papenduarit e ligësísë komuniste me “hakmarrjen” ndaj tyre të demokracísë. Ky enverist hipokrit, i solli aq dëme integrimit, sa, po të qe gjallë “ustai” i izolimit, do ta kishte dekoruar. Askush nuk e kuptoi si arriti të fitonte bashkínë me diferenca aq të mëdha votash. Ky manipulator profesionist, “justifikoi” nihilizmin e vet me anë të “shenjtërímit” të votës së lirë. Dhe, duke u mbyllur gojën idealistëve, mashtroi mijëra naivë. Kurse hapjen e Shqipërísë e dëmtoi me prishjen e imazhit të shpirtit demokrat të shqiptarit. Pluralizmit i vuri kazmën me bllokimin permanent të reformave madhore, ndërkohë që me shpifje përbalti përparímin ekonomik. Autoritetin fals e krijoi me konfliktualitetin e pajustifikuar. Si përdhunues zgjedhjesh, u bë kundërshtar i institucioneve. Si “misionar”, u shndërrua në mishërím të çdo pakënaqësíe. Rama u bë i rrezikshëm edhe për veten si për shqiptarët. Pasioni i sajimit të akuzave, përzier me shfrytëzimin e aksidenteve të tranzicionit, e ndihmuan të krijonte një atmosferë “lufte” artificiale, që bëri të dyshonin edhe miqtë e mëdhenj të Shqipërísë, që i po shihnin me admirim përparimet e saj. Por, duke shkatërruar të ardhmen e vendit, errësoi në kulm perspektivën e karrierës së vet. Se, dhe mbështetësit e vet fanatíkë nisën të dyshonin në synimet e tij emancipuese. Duke qenë me vetura e vila e, duke harxhuar miliona për pushimet në Dubai, atyre u doli boja tek ulërinin ndër mitingje se po vdisnin nga uria. Se Rama kërkoi nga të gjithë të barazonin veten me fatin e atyre, që nuk kishin mundur t’i bënin ballë jetës në tranzicion. Të gjithë duhej të akuzonin qeverínë, pse përpiqej të ngrinte mirëqenien dhe të lartësonte dinjitetin e nëpërkëmbur të shqiptarëve. Ndërkohë që Rama kërkoi me ngulm që gjithë deputetët socialistë t’i bëheshin mercenarë për t’i shërbyer ambicies së tij të shfrenuar prej “liberali” dinak, që nuk po frenonte dot lakminë për pará e pushtet. Kështu Rama e vazhdoi ngarendjen e tij drejt një gremine të frikshme, pa peshuar koston që mund t’i rëndonte vendit. Por, nëse Rama ishte peng i mafiozëve, nuk qe faji i Shqipërísë, që po bën përpjekje të përsosë institucionet. Kurse Rama i trembej pikërisht kësaj barazie, kësaj  “diktature” të ligjit. I përkëdhelur prej tiranísë komuniste, ai nuk synon mundësí të barabarta zhvillimi për të gjithë. Si adhurues i filozofísë së “barazisë në mjerim”, Rama e ka çmuar këtë si më të lartën mirësí, që garantoi diktatura e “proletariatit”(!) 
Por ja që gjenía e popullit e diktoi ligësínë e lakmive të tij kriminale dhe meskinitetin e “idealizmave” të tij mashtruese! Prandaj më 8 Maj e ndëshkoi me votë. Dhe jo për të keqen e Ramës. Jo që ta poshtëruar këtë si humbës të madh. Aspak! Sovrani e paralajmëroi këtë demon se i gjithë pushteti i buronte vetëm nga vullneti i njerëzve të thjeshtë. Kështu ai synoi t’i “thyente hundën” një megalomani, të sillte në vete një arrogant, që kish hipur aq fort në qibër, sa po rrezikonte fatet e vendit. Taní i takon Ramës ta çmojë këtë mesazh gjenial. Është ai që duhet t’i harrojë ato dhjetëra mijë vota të dyshimta, me të cilat krijoi atë madhështi të rreme, që e bëri të pretendonte të gjitha pushtetet. Taní Rama duhet të reflektojë thellë e jo të vajtojë për humbjen. Jo të ulëríjë me ankimime të pabaza, jo të sulmojë me akuza për Drejtësi të vënë në shërbim të pushtetit. Inati - thotë populli - është dëmi i kokës! Rama duhet ta çmojë këtë humbje si një shpëtim të vetin nga gremina, ku e kish futur ambicia e shfrenuar, krijuar me votat e vjedhura profesionalisht. Rama duhet të mendojë se jo më kot populli nuk e votoi. Jo më kot i dha aq pak vota. Jo më kot e la të meditojë mbi nulitetin e vet. Po a do ta kuptojë Rama se sovrani këtë e bëri për ta sjellë në vete? Për të shpëtuar shkatërrimin e mëtejshëm të imazhit të Shqipërisë? Për të ndëshkuar mentalitetin e të drejtës së më të fortit?
Ramës i duhet të mallkojë veten që shau e poshtëroi KQZ-në, që iu sul me aq tërbim Kolegjit Zgjedhor. Se, ndryshe, pasi të mbarojë ankesat për KQZ-në, për Kolegjit Zgjedhor, me sigurí ka për të nisur të akuzojë komisionerët e vet, madje, dhe gjithë elektoratin, që nuk ndoqi “Rrugën e vetme” të diktuar prej tij. Por Rama nuk mund të jetë aq leshko, sa të mos e ndiejë që nuk ka për të qenë e largët dita, kur do t’i duhet të kuptojë se sovrani kështu e shpëtoi nga një fatalitet i zí. Ndaj ai, që po ulërin sot për disfatën, s’është çudí që ta çmojë këtë si një lloj fitoreje të tij! Por kjo s’ka rëndësí! Nga ky mesazh i humbjes së tij më 8 Maj Rama lypset të kuptojë se nuk fitohet vota e sovranit duke poshtëruar kundërshtarin!

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›