Duke udhëhequr ndryshimet klimaterike
Ligji i ndryshimit klimatik, që do të fillojë të debatohet nga senatorët javën e ardhshme, është një sinjal shumë i rëndësishëm synimi nga ana e legjislatorëve të SHBA-së. Por, bisedat edhe mund të shtyjnë nxjerrjen e ligjit. Propozimi thelbësor i ligjit është i drejtë: nëse SHBA nuk zvogëlon rrënjësisht emetimet e saj të gazrave serrë, bashkë me emetuesit e tjerë të mëdhenj, dëmtimi që i bëhet klimës do të jetë i pakthyeshëm. Reduktimi radikal vështirë se do të ndodhë vetëm me anë të aksioneve vullnetare. Masat në ligj, me anë të një skeme, mbulim dhe tregtim, do të zvogëlojnë emetimet e vitit 2005 për 70 për qind deri në vitin 2050. Këto prerje do të bazohen në një sistem nxitës për treg të karbonit, i cili lëviz në tërë globin.
Gjatë pesë viteve të kaluara, debati mbi ndryshimin klimatik ka lëvizur mahnitshëm. Konsensusi shkencor, që thotë se aktiviteti njerëzor po shkakton ngrohjen globale, është bërë marramendës. Efekti i ndryshimit klimatik është shokues dhe, ashtu si u tregua nga raporti i Sir Nicolas Stern - studimi i parë autoritar mbi ekonominë e ndryshimit klimatik, i komisionar nga qeveria britanike në vitin 2006 - është shumë më i rrezikshëm ekonomikisht nëse injorohet ndryshimi klimatik, sesa nëse përpiqemi t‘i japim fund.
Teknologjitë e reja mjedisore, në fakt, tashmë udhëheqin një industri multi miliarda dollarëshe. Vitin e kaluar, afro 148 miliardë dollarë ishin investuar në teknologji me energji të pastër, në kompani dhe projekte, një ngritje 60 përqindëshe nga viti 2006. Përreth planetit, njerëzit po zhvillojnë teknologji interesante, po ndryshojnë sjelljet e tyre dhe po kërkojnë aksion, në mënyrë që përgjegjësia mbi mjedisin të vijë në një mënyrë që do të jetë në përputhje me rritjen e duhur ekonomike. Ndërkohë, frika rreth sigurisë së energjisë krijon një ndërlidhje me debatin klimatik. Me naftën prej 130 dollarëve për fuqi, ka arsye për të vepruar pavarësisht nga brengat për atmosferën. Zvogëlimi i varësisë nga karboni gjithashtu mbetet në zemër të nevojave tona për të ardhmen.
Një kohë të gjatë kam menduar se politika e energjisë është vetëm një hap i vogël prapa mbrojtjes, kur është në pyetje rëndësia strategjike e mënyrës sonë të jetesës. Plot gjëra po ndodhin në botë. Evropa ka futur në përdorim sistemin tregtues të emetimeve, me më shumë se gjysmën e emetimeve që mund të tregtohen; pavarësisht nga telashet e hershme që priten nga çfarëdo kornize të re ligjore, sistemi po jep reduktime të emetimeve dhe po u dërgon një sinjal të qartë, me bazë në treg, kompanive përreth kontinentit. Japonia ka treguar se është e hapur ndaj një caku lidhës kombëtar. Kina tashmë ka caktuar caqe të intensitetit energjetik. India do të zbulojë planin e parë të aksionit kombëtar gjatë javëve të ardhshme. Izraeli tash vonë lajmëroi përkrahje për një projekt, i cili ka për qëllim të shtojë 100 mijë automjete elektrike në rrugët e tij, deri në fund të vitit 2010, duke dhënë nxitje me anë të taksave që do t‘i bëjnë këto automjete më të lira sesa automjetet me gaz, si një hap të parë drejt shndërrimit në komunikacion tërësisht elektrik.
Grupi i tetë shteteve të mëdha të industrializuara do ta ketë ndryshimin klimatik lart në axhendën e tyre në takimin që do të mbajnë në korrik. Në të njëjtën kohë, Presidenti Bush do ta mbajë takimin e ekonomive të mëdha. Mekanizmi i zhvillimit të pastër në asnjë mënyrë nuk është i përsosur, pot ka themeluar një bazë për kanalizimin efikas të burimeve për të financuar reduktimet e emetimeve përgjatë botës në zhvillim. Qartazi, shumë shtete dhe kompani po e realizojnë këtë, larg nga të qenët dëmtues ndaj ekonomive të tyre. Veprimi i hershëm për të zvogëluar emetimet mund të rritë produktivitetin dhe t‘u japë një teh konkurrues. Dhe, kjo nuk po ndodh vetëm jashtë SHBA-së: Një shumicë e shteteve të SHBA-së kanë plane aksioni për klimën dhe shumë qytete amerikane po punojnë drejt reduktimeve të emetimit. Duke u varur përmbi tërë këtë përparim, sidoqoftë, ky është realiteti politik: Nuk do të ketë aksion të rëndësishëm mbi ndryshimin klimatik nëse nuk ka një marrëveshje globale. Që kjo të ndodhë, SHBA duhet të udhëheqë për t‘u siguruar se kemi një marrëveshje efektive, në të cilën marrin pjesë Kina dhe India. Shkenca tregon se bota duhet të lëvizë drejt një ekonomie me karbon të ulët.
Amerika mund të përdorë teknologjinë e saj dhe shpirtin ndërmarrës për të shtyrë këtë revolucion. Kjo është arsyeja pse nxjerrja e ligjit të sponsorizuar nga senatorët Barabara Boxer, Joe Lieberman dhe John Warner, ka rëndësi. Procesi i OKB-së ka prodhuar formulën: Duhet të ketë obligime të njëjta, por të ndryshueshme për shtetet e zhvilluara dhe atyre në zhvillim e sipër. Një ambicie e madhe, por çka do të thotë? Kjo është tema e projektit që unë po udhëheq dhe e cila do të prodhojë raportin e parë në fund të qershorit. Pa një angazhim amerikan, një marrëveshje globale është e pamundur. Ky është një moment i rëndësishëm, kur SHBA mund të tregojë udhëheqësi të fortë. Nëse SHBA zotohet për një cak global 50 përqindësh për reduktimin e emetimeve, deri në mes të shekullit dhe për një ligj, i cili ka për mandat aksionin, do të transformojë prospektet për ndryshime të efektshme. Gjithashtu do të lejojë që ky shtet t‘i japë formë debatit dhe, më e rëndësishmja, zgjedhjes. Shpresoj që kjo të ndodhë.