E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pedroza dominon në Spanjë

Dani Pedroza me Honda ka fituar dje Çmimin e Madh të Katalonjës, duke dominuar plotësisht garën e zhvilluar para tifozëve të tij në pistën e Montmelo. Spanjolli është shkëputur që në fillimin e garës, duke lënë pas ndjekësit e tij, Stoner e Rosi, të cilët për shumë xhiro me radhë kanë dhuruar spektakël në parakalimet e tyre. Në fund ka qenë Rosi ai që ka siguruar vendin e dytë, ndërsa kampioni i botës në fuqi u kënaq me vendin e tretë në podium. Pas kësaj gare, Rosi vazhdon të kryesojë renditjen e kampionatit me 142 pikë, por tashmë Pedroza është vetëm 7 pikë larg, duke u konfirmuar si rivali i tij kryesor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›