E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndihmojeni Rusinë, ndihmojeni Amerikën

Në një fjalim gjatë fushatës këtë javë, John McCain citoi "përgjegjësinë speciale" të SHBA-së dhe Rusisë që të bashkëpunojnë për të ndaluar përhapjen dhe përdorimin e armëve nukleare. Ekziston një konsensus i hatashëm në mes të kandidatëve presidencialë rreth kësaj urgjence. Por Amerika nuk duhet të presë gjersa administrata e re të marrë postin në vitin 2009, për të përparuar këtë punë vitale. Një marrëveshje që administrata e Bushit nënshkroi me Rusinë në fillim të këtij muaji është një hap thelbësor për këtë bashkëpunim. Kjo marrëveshje tani gjendet para Kongresit. Prioriteti shtytës i politikës kombëtare amerikane për siguri duhet të jetë ndalimi i përhapjes së armëve për shkatërrim në masë.

Kjo detyrë është e pamundur pa kooperimin e Rusisë. Qoftë nëse qëllimi jonë është të futen në dryn armët nukleare dhe uraniumi i pasuruar me plutoniumin, ose t‘u bëhet presion regjimeve të vështira apo që shtetet e tjera të furnizohen me shërbime të karburanteve nukleare (edhe furnizimi edhe largimi i lëndës djegëse të nevojshme për energji nukleare civile), Rusia luan një rol qendror. SHBA tashmë ka marrëveshje si kjo me Rusinë që ka mbetur pezull, edhe me 18 shtete tjera, përfshirë Kinën dhe dy organizata ndërkombëtare. Ata caktojnë kushtet për mospërhapje për transferim të lëndës nukleare, për përdorim paqësor dhe civil të reaktorëve nuklearë dhe komponentëve të tyre kryesorë dhe të teknologjive të caktuara nukleare.

Të pasurit e një marrëveshjeje me Rusinë gjithashtu do të lejonte punë të përbashkët në projekte që do të ndalonin përhapjen e teknologjive për armë nukleare. Sipas marrëveshjes, SHBA dhe Rusia, duke punuar së bashku me kombe tjera, mund ta mbyllin një zbrazëti të madhe në regjimin botëror për mospërhapje nukleare: aftësia e një kombi, si Irani, që të ecë deri te maja e një arme nukleare, duke ndërtuar një uzinë për pasurimin e uraniumit gjoja për nevoja paqësore të energjisë, e pastaj thjesht të mos pranojë obligimet e veta nën Traktatin për mos Përhapje Nukleare që të mos ndërtojë bombë. Me këtë marrëveshje, ne mund të punojmë më mirë me Rusinë për të krijuar një bankë ndërkombëtare të djegësit nuklear dhe të garantojmë se do të ketë shërbime të djegësve nuklearë në tregun ndërkombëtar, të ndalim shtetet që rrejshëm thonë se duan të pasurojnë dhe të riprocesojnë uranium, por vetëm për përdorime civile. Roli i Rusisë është thelbësor. Si shtesë, këto dy shtete mund të zhvillojnë lloje të reja të uzinave nukleare që rritin vështirësinë e kthimit të materialit nuklear në armë.

Mund të shkëmbejmë teknologji që do të përmirësonin detektimin e materialeve nukleare të ndaluara. Mund të rritim sigurinë e reaktorëve të ndërtuar jashtë vendit. Por, mund t‘i bëjmë këto vetëm nëse e bëjmë këtë marrëveshje. Edhe pse marrëveshja krijon një kornizë për bashkëpunim, vetë nuk autorizon asnjë nga këto projekte. Materiali nuklear që ka origjinë në SHBA nuk mund të pasurohet, apo të riprocedohet pa lejimin e qeverisë. Fatkeqësisht, disa anëtarë të Kongresit janë shprehur kundër kësaj marrëveshjeje me arsyen se duhet të bllokohet gjersa Moska nuk bën më shumë për të ndaluar ndërtimin e bombës nukleare nga ana e Iranit. Rusia mundet dhe duhet të bëjë më shumë në këtë arenë, por kjo marrëveshje është çipi i gabuar për pazar. Refuzimi i saj, ne besojmë, do të kishte rezultatin tërësisht të kundërt. Një qëllim i kësaj marrëveshjeje është që të ndalojë më shumë shtete të përcjellin rrugën e Iranit për t‘u bërë fuqi nukleare. Ne nuk duhet të sakrifikojmë strategjinë tonë më premtuese dhe afatgjate kundër përhapjes, në kërkim të dobive afatshkurtra, që ka shans të na kthehet fytyrës.

Kritikët thonë se bashkëpunimi me Rusinë i sjell dobi Rusisë, andaj ne nuk duhet të veprojmë derisa Rusia nuk bën më shumë që ne të kemi përfitim. Ne dëgjuam argumentin e njëjtë në vitin 1991, kur Bashkimi Sovjetik po hapej dhe që të dy kërkuam që Kongresi t‘i ndihmojë Moskës të sigurojë dhe të shkatërrojë armët për shkatërrim në masë. Por, ne nuk po vepronim që t‘i ndihmonim ish-Bashkimit Sovjetik. Ne po punonim që t‘i mbronim amerikanët. Pas debateve të zjarrta, anëtarët e Kongresit nga të dy partitë kuptuan se bashkëpunimi ishte e vetmja mënyrë që ne të mbetemi të sigurt. Që nga ajo kohë, programi Koperues Nunn-Lugar për Reduktim të Kërcënimit ka çaktivuar mijëra armë dhe ka siguruar me tona materiale nukleare. Bota është më e sigurt si rezultat i kësaj. Ne duhet të përmbledhim të njëjtën arsyeshmëri sërish sot. Marrëveshja për bashkëpunim paqësor nuklear i është dhënë Kongresit, ku me ligj do të ketë fuqi veç nëse dy shtëpitë nuk pajtohen. Thjesht çdo rrezik nuklear me të cilin Amerika ballafaqohet, do të bëhet edhe më i vështirë dhe më i rrezikshëm nëse Amerika e refuzon këtë marrëveshje.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›