E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nadal poshtëron Federer

Rafael Nadal ka treguar përsëri se është mjeshtri i "Roland Garros", duke e fituar për herë të katërt radhazi turneun francez. Por, këtë radhë, fitorja ka pasur një shije më të ëmbël, pasi spanjolli ka mundur lehtësisht në finale rivalin e zakonshëm, Roxher Federer. Ndonëse zvicerani shpresonte të fitonte për herë të parë këtë turne, ai nuk ka arritur të bëjë asgjë, ndaj Nadal ka triumfuar lehtësisht 3-0. Për më tepër, rezultatet 6-3, 6-1 dhe 6-0 kanë qenë shenjë e dështimit të numrit 1 në botë, i cili në fund të garës ka pranuar epërsinë e kundërshtarit të tij më të fortë.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›