E Shtunë, 31 Tetor 2026

Suedia, Ibra si zëvendësues?

Sulmuesi i Suedisë, Zlatan Ibrahimoviç, nuk mendon se do të trajtohet si hero nga trajneri Lars Lagerbak, ndonëse ka fituar titullin kampion në Itali me Interin. Problemi kryesor i sulmuesit është dëmtimi në gju, që e ka lënë për një periudhë të gjatë jashtë fushave. "Gjuri është më mirë, ndihem gati për sfidën, pasi jam stërvitur rregullisht. Por, meqë nuk luaj për 90 minuta prej një kohe të gjatë, nuk di nëse do të qëndroj në fushë për të gjithë ndeshjen. Do të jetë në dorën e trajnerit për të vendosur nëse do të jem mes titullarëve, apo do të ulem në pankinë për t‘u aktivizuar në pjesën e dytë ndaj Greqisë", tha ai.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›