E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kubika triumfon në Kanada

Polaku Robert Kubika ka fituar dje Çmimin e Madh të Kanadasë, duke shënuar suksesin e tij të parë në garat e Formula 1. Piloti i BMV-së ka qenë më i vëmendshmi mes pretendentëve, duke mos gabuar asgjë në këtë garë, ndërsa rivalët e tij i kanë hapur rrugë me gabime të pabesueshme. Hemilton ka nxjerrë jashtë gare Raikonen që në xhiron e 18-të, para hyrjes së bokseve. Ndërsa Masa ka gabuar në fillimin e garës dhe është detyruar të kënaqet me vendin e pestë. Në vendin e dytë është renditur piloti tjetër i BMV-së, Haidfeld, ndërsa i treti u rendit Kultard me Red Bull. Pas kësaj gare është Kubika që kryeson renditjen e kampionatit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›