Duke udhëtuar me Kavafin, performanca poetike nga kultura greke
Dje u zhvillua në Qendrën Kulturore të Forcave te Armatosura ( ish SHQUP) mbrëmja letrare-muzikore Duke udhëtuar me Kavafin dedikuar poetit të shquar Konstandinos Kavafi. Kjo veprimtari kulturore u organizua nga Fondacioni Grek i Kulturës, i cili ka çelur paralelisht edhe ekspozitën Duke udhëtuar me Kavafin, e cila do të jetë e hapur deri në date 11 prill, në ambientet e Kolegjit Greko-Shqiptar.
Në këtë aktivitet, që u ndoq me interes të madh u shfaqjen dy dokumentarë, "Kavavi njeri", prodhim FGK me skenar të Jorgos Jakumis dhe "Kavafi poet", prodhim i BBC. U interpretuan poezi të Kafavit aktorja Ema Andrea dhe studentë të Gjuhës Greke të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja. Kuarteti Promos ekzekutoi për herë të parë në Shqipëri veprën Suite Greke të kompozitorit grek Panos Stelios. Në referimin e pedagogut të UT dr.Aristotelis Spiro, u fol për probleme, që vepra e Kavafit ka paraqitur gjatë përkthimit në gjuhën shqipe. Gjithashtu, Dr.Dionisis Halkomatas bëri një analizë të ideve, që e bënë Kavafin poet universal, të përkthyer në më shumë se tridhjetë gjuhë në të gjithë botën.