PD: Mazhoranca e angazhuar për zgjedhje të denja
Pas deklaratës së Kryetarit të Asamblesë Kombëtare të PS, Gramoz Ruçi se zgjedhjet e 28 Qershorit janë seriozisht të rrezikuara ka reaguar menjëherë zëdhënësi i PD, Gerti Bogdani. Në kundërshtim me këtë deklaratë, Bogdani theksoi se mazhoranca është e angazhuar ti japë Shqipërisë zgjedhje dinjitoze dhe të ndershme, të denja për një vend anëtar të NATO-s. Dëshmi e këtij angazhimi, siç e cilësoi zëdhënësi i PD-së, Bogadani është dhe vendimi i fundit i qeverisë për ulje të mëdha të çmimit të kartave të identitetit apo dhënies së tyre falas për paraplegjikët dhe të verbërit.
Ne vend që ky vendim të përshëndetej nga z. Rama, i cili nuk u ka bërë asnjë thirrje qytetarëve të pajisen me karta identiteti, ai shprehu sot turfullimin dhe kërcënimin e tij nëpërmjet zëdhënësit të tij të ri, të politikës së re, Gramoz Rucit, tha Bogdani. Partia Demokratike, i deklaron z. Rama se kohërat e manipulimit të zgjedhjeve si në 2000, 2001, apo 2003 janë arkivuar në historinë e turpit të partisë që drejton, përfundoi Bogdani.