Borchardt: Bëni zgjedhje të lira
28/03/2009 Qeveria gjermane ka investuar rreth 800 milionë euro prej dy dekadash
Ambasadori gjerman bën thirrje për pajisjen e shqiptarëve me karta identiteti
“Ka një rëndësi shumë të veçantë që zgjedhjet të jenë të lira dhe të ndershme. Unë shpresoj që koha të jetë e mjaftueshme për të përgatitur kartat e identitetit”. Me këtë deklaratë ambasadori gjerman në vendin tonë Bernd Borchardt ka theksuar se zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit do të jenë një sprovë e rëndësishme për Shqipërinë, sidomos në kohë krize. Diplomati gjerman theksoi se procesi i pajisjes së zgjedhësve me letërnjoftime elektronike duhet të përfundojë sa më shpejt. “Qeveria shqiptare na ka garantuar se i ka këto kapacitete për të organizuar zgjedhjet dhe unë shpresoj që gjithçka të shkojë mirë dhe të mos ketë probleme. Ne shpresojmë që deri në qershor kur të zhvillohen zgjedhjet procesi i ndarjes së kartave të identitetit do të funksionojë siç duhet. Do të ishte një gjë shumë e keqe për Shqipërinë, por edhe për ne si anëtarë të NATO-s, nëse ky proces do të ketë probleme”, - nënvizoi Borchardt pas interesimit të medieve.
Mbështetja
Ambasada gjermane mbështet qeverinë shqiptare për të rritur interesin e investitorëve gjermanë ndaj Shqipërisë. “Gjatë dy viteve të fundit ne kemi organizuar konferenca ekonomike ku kanë ardhur investitorë nga Gjermania. Vitin e kaluar pika kyçe e këtyre konferencave ishte sektori i ndërtimit dhe industrisë, ndërsa këtë vit do të jetë sektori i turizmit. Unë konstatoj se gjithnjë e më shumë firma gjermane po vijnë në Shqipëri”, - tha në fjalën e tij Borchardt. Ai u shpreh se gjendja aktuale ekonomike në Shqipëri është tepër e favorshme për të afruar investitorë të huaj. Qeveria gjermane ka investuar rreth 800 milionë euro prej dy dekadash në vendin tonë. “Shqipëria ndodhet në një situatë të mirë, ndërsa në vendet perëndimore të Evropës ka pasur një rënie prej 4 - 6 për qind. Për Shqipërinë studimet ndërkombëtare kanë parashikuar rritje ekonomike, çka përbën një zhvillim mjaft pozitiv. Kjo do të thotë se këtu ka një sistem bankar mjaft të qëndrueshëm, i cili kontrollohet nga Banka e Shqipërisë dhe ne jemi optimistë dhe të kënaqur”, - tha ambasadori. Sa i përket integrimit të vendit në BE, ambasadori gjerman tha se vendet e Ballkanit nuk duhet të nxitohen për të aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kjo pasi ky i fundit duhet të rregullojë më parë çështjet brenda tij.