“Përshtypje nga bashkëpunimi me Viktor Gjikën”...
28/03/2009 Kur largohet një mik nga kjo botë, vetvetishëm sytë na shndërrohen në dy ekrane, ku me sytë e mendjes shohim e përjetojmë si në celuloid ngjarje, takime, biseda, bashkëpunime me të. Disa prej tyre vijnë nga 30 vjet përpara, disa nga një vit a muaj më parë e deri kur e ke takuar për herë të fundit.
Si në një maviolle, që e kalon filmin me xhiro të shpejtë, duke qëndruar para Muzeut Historik për t’i dhënë lamtumirën e fundit mikut tonë të shquar, regjisorit të madh Viktor Gjika, po përjetoja në dy ekranet e syve të mi kur Viktori erdhi në vitin 1977 në Përmet së bashku me mikun e shquar Vath Koreshi. Biseduam për filmin “Gjeneral Gramafoni”, takimet me sazet popullore, se si të dy, Viktori e Vathi, e të gjithë deheshin me perlat e muzikës dhe me rakinë. Perla xhirimet në Berat, ku shkriheshim së qeshuri me humorin e Viktorit (pasi ai ia kishte marrë shpirtin në dublin e 12-të në 40 gradë temperaturë korriku tellallit me daulle, i cili me gojë të tharë për ujë, në vend që të thoshte “Ziguri me Sefedinin” tha: “O milet, dilni te sheshi se po varin Zigurin me Sifonin!”). Më tej takimet në shtëpinë e Viktorit, ku shpesh vinte Teodor Laço dhe luanin shah. Më pas, kur të tre si bashkautorë: Viktori, Vathi e unë, u nderuam për “Gjeneral Gramafonin” me kupën e festivalit të filmit ’79, lajmet e opinionet impresionuese që na sillte nga Stambolli Viktori për “Gjeneralin...” në festivalin ballkanik. Një vit më vonë, më 1980, Viktorit i kishte mbetur në mendje një motiv dashurie që nuk u shfrytëzua te “Gjeneral Gramafoni” dhe më kërkoi ta përdornim si lajtmotiv për filmin “Në çdo stinë”. M’u kujtua ajo galeri e pasur personazhesh e karakteresh që Viktor Gjika i la botës shqiptare të filmit, veprat e tij filmike, që janë pasuri e çmuar e identitet kulturor të kombit, ata filma të mrekullueshëm, ndër të cilët do të përmendja “Rrugë të bardha”, me skenar të Vath Koreshit e me muzikë kaq sensible të Limos Dizdarit. M’u kujtuan ato çaste homazhi para Muzeut, shprehja e tij se i quante si “3 plagë të Gjergj Elez Alisë, tri skena të censuruara në 3 nga filmat e tij
(midis tyre dhe “Gjeneral Gramafoni”). Kujtimet nga takimet me Viktorin vijuan deri te spektakli im “Mosaical 7”, premierë më 20 janar 2008 (i mbështetur nga QKK me drejtor Xhevdet Ferrin). Pata një kënaqësi të jashtëzakonshme që Viktor Gjika pranoi ftesën time dhe të Esat Ibros (producent i spektaklit) që të vinte i ftuar në skenë së bashku me Margarita Xhapën, Tinka Kurtin, Robert Ndrenikën, Gulielm Radojën. Pas spektaklit vijuan fotografitë e kokteji e deri te kafja e fundit që kam pirë me Viktor Gjikën te “Piazza”, ku i dhurova dhe DVD-në e “Mosical 7”.
Ndërkohë që unë shihja me sytë e mendjes këtë film me xhiro të shpejta, më afrohet Teodor Laço me të shoqen dhe më transemtojnë një amanet të Viktorit. Ai kishte kërkuar që në librin me kujtime për të cilin më kishte folur në kafenë e fundit te “Piazza” unë të hidhja disa kujtime e impresione.
Viktor Gjika - i jemi mirënjohës për atë botë të madhe mendimesh, idesh, ngjarjesh, të vërtetash, problemesh, shqetësimesh, emocionesh, që skaliti në botën e tij filmike. Për atë galeri të jashtëzakonshme personazhesh jetësore që ai si një Van Gogh i ekranit pikturoi në ato qindra tablo celuloidale. Për atë trashëgimi të vyer filmike, përbërë nga filma të dimensioneve të mëdha, që Viktori i solli si një pasuri të çmuar vlerash artit të shtatë në Shqipëri. Kjo botë filmike nëpërmjet syrit, mendjes, duarve e kulturës dëshmon se Viktor Gjika para syve tanë, syve të publikut e historisë së kinemase sonë është një botë e madhe, ku shoqëria sheh si në pasqyrë vetveten. Filmat e Viktor Gjikës janë një memorie e kohës që s’e njeh e s’ka për ta njohur sklerozën e kohës.
Viktor Gjika në filmat e tij është jo vetëm mendja e ndritur e regjisorit. Ai është syri i kamerës, që si syri i Providencës parasheh fatin e personazheve të tij që mjeshtërisht iu dha një sopravivencë prej 30 vjetësh mjaft prej personazheve të tij: Rikardi – “Komisari i dritës”, bashkëpunim me Dhimitër Anagnostin; Deda - Agim Qirjaqi në “Rrugë të bardha”; Bujar Lako, Kadri Roshi, Sulejman Pitarka, Gulielm Radoja - “Gjeneral Gramafoni“; Sandër Prosi - “Yjet e netve të gjata”, “Nëntori i dytë”, “Përballimi”, “Horizonte të hapura”; Tinka Kurti - “Gjeneral Gramafoni”; Kadri Roshi, Timo Flloko - “Njeriu me top”; Robert Ndrenika, Sulejman Pitarka - “Horizonte të hapura”; Mevlan Shanaj - “I teti në bronz”; Anisa Markajan, Ben Imami - “Në çdo stinë” etj. Regjisori Gjika është psikologu e studiuesi i botës e shpirtit të personazheve të tij, që si një eksplorues në galerinë e personazheve arriti të sillte dhe portrete të reja e të freskëta, që në të ardhmen do të dominonin skenën aktoriale (kujtojmë Yllka Mujon tek “I teti në bronz”). Ai ishte dhe një vesh i kulturuar dhe dinte se çfarë kërkonte nga muzika. Në ato raporte imazh – personazh – tingull, regjisori Gjika përpara se unë të përfytyroja muzikën dhe të njihesha me skenarin e “Gjeneral Gramafonit” e ndiente së bashku me Vath Koreshin që muzika e “Gjeneral gramafonit” duhej të dilte nga toka, nga balta dhe jo nga salltanetet e salloneve, nga gurgullimat dhe oirat e shpirtit të popullit. Ishte kjo arsyeja që mbasi ishin njohur me dy filmat e parë të mijë “Tokë e përgjakur” dhe “Monumenti” erdhën në Përmet për t’u takuar me usta Laverin, me muzikën dhe me mua. Më pyetën se si e shikoja unë filmin. U thashë nëse më besohej muzika, unë klarinetën do ta shndërroja në një personazh muzikor qendror të filmit. Ky akordim në vizionin për muzikën bëri që Viktor e Vath të shkëputeshin nga një tjetër koleg i nderuar, të cilit i qe ofruar më parë “Gjeneral gramafoni” dhe përfundimisht të ma besonin mua. Ndoshta ky vizion imi në përgjithësi për muzikën e filmit, që muzika të thoshte shumë, duhej të shndërrohej në personazh sonor (klarineta te “Gjenerali...”, violonçeli në “Në çdo stinë”, Vaçe Zela te “Në shtëpinë tonë”, kabaja me violon te “Dasma e Sakos”, sonoriteti familjar te “Kur xhirohej një film” etj.), të fliste e zhvillohej si shtyllë vertebrore motike, si identitet timbrik, si karakter emocianal dhe identitet ritmik. Na dha kënaqësi bashkëpunimi me mjaft regjisorë: Anagnosti, Gjika, Keko, Prifti, Muço, Mitro, Dhamo, Fejzo, Kinsey.
Kur shkrova skenarin për spektaklin “Mosical 7”, pas disa humbjeve të mëdha që kishin ndodhur, si ajo e Kadri Roshit, Vath Koreshit, Sulejmen Pitarkës, Violeta Manushit, Xhanfize Kekos, kisha një mbarsje emocionale dhe në skenar shkrova këtë poezi, e cila u recitua në spektakël nga Gulielm Radoja. (Dëshiroj ta citoj, sepse dua të prek një çështje themelore që lidhet me palcën e identitetit të kombit, e cila mbijeton e rigjenerohet, sepse në të injektohet palca kreative e artistëve të mëdhenj):
Ne njerëzve, Prometeja Natyrë
na e dha ujin
E ujin ia ndyen
Na dha valën e syrit të kaltër
dhe sytë ia kërryen
Na dha Afërditën e Afërdetin,
Shkumën e bardhë?...
Të zezë ia bënë
Dielli u tkurr,
Nesër Zemërimi e Nëmja e tij e llahtarshme.
Toka në terr, në tmerr,
pa atmosferë, pa shi
pa ujë, pa bimësi
pa grurë, pa lule, pa dashuri...pa...Aaaaaaaaaaa...
Nuk vdes njeriu…vdes Toka
Ooooooo…. ku të porosisim një arkëmort për Tokën??!!!!.......
Një arkëposter i gjate sfilon qiellit si shall lumturie
Një arkëmort i Artistit të Popullit
Zezon në tokën e lagur
si shall zie...
Çështja themelore që doja të trajtoja lidhet me palcën e identitetit të kombit, e cila mbijeton e rigjenerohet, sepse në të injektohet krahas gjithçkaje tjetër në aspektin kombëtar, gjuhësor, kulturor, historik dhe palca kreative e shumë artistëve të mëdhenj siç ishte dhe regjisori i shquar Viktor Gjika. Energjia e pashembullt kreative e Gjikës për identitet kulturor është injektuar tashmë në atë palcë identiteti shqiptar, e gërshetuar në mozaikun e kontributeve të shumë artistëve të tjerë. Energjia e palcës së tyre individuale është pasuri vlerash në palcën e identitetit të kombit, në kolonën vertebrore të vlerave e pasurisë kulturore kolektive, është memorie e gjallë, histori vlerash, histori kulture që duhet ruajtur, është palcë kulturore që duhet t’i japë sinjale brezave që vijnë, histori epoke, histori identiteti në evoluim. Rindërtim ditën i një Rozafe kulturore, të cilën pas prishjes së natës, artistët e shpirtrat e gjallë të tyre e rindërtojnë përsëri të nesërmen.
Kaq të fortë e ka pasur në mijëvjeçarë ky popull në thellësi të psikikës së tij binomin ndërtim – shkatërrim apo bërje – zhbërje, sa gjenialisht ai krijoi Rozafë, ura me 3 harqe, bajlozë dhe Gjergj Elez Alia etj. Ka intelektualë që hedhin baltë mbi gjithë këtë trashëgimi filmike të 40 vjetve, i quajnë mediokre, hedhin baltë mbi Skënderbeun, mbi Ismail Qemalin, mbi vlerat. Dikur në vitet ’94 – ’95 një drejtor i RTSH-së me mbiemër Buçpapaj (emri s’më kujtohet, sepse shumë nga këta anonimë si dhe një anonim një natë në TV, që i quante mediokër filmat tanë, në vend që të vënë shpirtin, palcën, frymën në palcën e identitetit të kombit vënë gëlboqen), pra ai ish-drejtor i RTSH-së kishte ndaluar dhe “Gjeneral gramafonin” të shfaqej në RTSH. Kur e pyeta tha: “Na tingëllon ca si keq në atë klimë pluralizmi politik të ’95-s.” Madje, një miku im si me shaka tha një herë: “Hë mo dhe ju, na e shatë të kulturën italiane me ‘Gjeneral gramafonin’”. Përgjigjja ime ishte po ajo që Toskanini i madh i dha Duçes dhe kulturës fashiste: “Unë e hap sezonin në Scala me marshin e Verdit e jo me marshet fashiste.”
Duke zbërthyer më tej këtë raport të palcës individuale që artisti krijues injekton në palcën e identitetit të kombit, më vjen ndër mend poezia e famshme “Borxhet e mia” të Spahiut, i cili në fund thotë: “tani ndalem këtu/ më flisni për borxhet që më keni ju”.
Viktori dhe artistët e mëdhenj i dhanë dhe i japin identitetit të kombit palcë nga palca e tyre, dritë nga drita e tyre, gjak nga gjaku i tyre, shpirt nga shpirti i tyre, energji nga energjia e tyre, ide nga idetë e tyre, ndjeshmëri e fisnikëri nga ndjeshmëria e fisnikëria e tyre, të ardhme nga e ardhmja e tyre, ekzistencë nga e tyrja dhe së fundi pasuri nga varfëria e tyre. Por në shkëmbim të kësaj çfarë morën? Më mirë se çdokush tjetër politika do t’ia jepte përgjigjen kësaj pyetjeje-akuze. Po politika që konsumoi Shqipërinë për pasurinë vetjake, ndërsa ata artistët e mëdhenj si rilindësit e dikurshëm konsuamuan pasurinë e tyre për Shqipërinë.
Por në shkëmbim të kësaj çfarë morën?
Po veç asaj se atëherë kur i bënë gjithë këta filma morën nga një pjatë fasule, apo sot marrin ca kokrra grosh për të thënë se si po jua mbrojmë të drejtën e autorit (duhet lexuar se si po ua shkelim atë). Sigurisht, po veç asaj se atëherë kur i bënë gjithë këta filma morën ca gërshërë censurimi, që prisnin në celuloid copa si të ishin copa nga mishi i tyre. Apo sot marrin prerje nga gërshërët e censurimit ekonomik, e gërshërët e ca anonimatëve nëpër TV-ra, që nuk presin sekuenca celuloidale, por presin një histori, konkludoj se veç gjithë këtyre Viktor Gjika dhe artistët e mëdhenj të kalibrit të tij morën dashurinë e njerëzve, emocionet e vibracionet e shpirtit të tyre për veprat që benë, mirënjohjen e thellë.
Faleminderit Viktor Gjika për veprën e vyer që i le trashëgimi pasurisë së identitetit të kombit!