E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano viziton Vlorën Sot, Kryeministri Fatos Nano, filloi një vizitë në Qarkun e Vlorës, ku do të marrë pjesë në një numër veprimtarish. Ndalesën e parë Kryeminis

Kryeministri Fatos Nano viziton Vlorën

Sot, Kryeministri Fatos Nano, filloi një vizitë në Qarkun e Vlorës, ku do të marrë pjesë në një numër veprimtarish.

Ndalesën e parë Kryeministri e bëri në Orikum, ku ka prerë shiritin e inaugurimit të punimeve të rrugës Orikum- Qafë e Llogarasë.

Kjo rrugë, që përshkon një zonë me potencial të jashtëzakonshëm turistik, do t'i japë nxitje të mëtejshme zhvillimit të turizmit, është e gjatë 20 km dhe do të ndërtohet sipas standarteve bashkëkohore.

Ndërtimi i kësaj rruge do të financohet tërësisht nga buxheti i shtetit dhe kap vlerën e 335 554 046 lekëve.

Rruga Orikum- Qafë e Llogarasë, fillimi i punimeve të së cilës nisi sot, do të përfundojë në korrik të vitit 2005.

Në këtë ceremoni përurimi Kryeministri shoqërohej nga Ministrat; Spartak Poçi, Arben Malaj e Besnik Dervishi, nga deputetë të zonës si dhe nga autoritetet më të larta të pushtetit vendor.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›