E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mungesa e rripit të sigurimit “gjobit” drejtuesit e mjeteve

20/11/2009  FIER- Policia e Qarkullimit Rrugor të Drejtorisë së Policisë së qarkut Fier është hedhur sërish në aksion për mungesën e rripit të sigurimit dhe ndriçimit pamor nga ana e drejtuesve të automjeteve. Në qytetin e Fierit ka nisur sot këtë aksion duke ndëshkuar me gjoba deri në bllokim të lejeve të drejtimit të automjeteve. Qysh në orët e para Policia Rrugore fierake ka kaluar në sitë qindra automjete dhe drejtues të tyre në të gjitha akset rrugore kryesore dhe dytësore. Uniformat rrugore vetëm ditën e djeshme kanë ndëshkuar 75 prej tyre, duke vendosur gjoba për mungesë të ndriçimit pamor, ndërsa 25 prej tyre janë ndëshkuar vetëm nëse nuk kishin vendosur rripin e sigurimit gjatë drejtimit të automjetit. E ndërsa gjobat kanë qenë tepër të majme për drejtuesit e mjeteve, për Policinë Rrugore këto masa synojnë parandalimin e aksidenteve rrugore, por edhe ndërgjegjësimin e drejtuesve të mjeteve që në të shumtën e rasteve harrojnë të zbatojnë këto rregulla të qarkullimit rrugor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›