Trajneri i Atletikos e kapiteni i Galatasarajit me grip derri
Trajneri i ri i Atletiko Madridit, Kike Sançez Flores, është i prekur nga virusi H1N1. Lajmi bëhet i ditur nga uebsajtin zyrtar i klubit. tekniku është larguar menjëherë nga stërvitja pasi ka marrë përgjigjen e analizave të bërë në dy ditët e fundit. Sipas mediave spanjolle, Kike Flores nuk do të drejtojë skuadrën në ndeshjen e së shtunës kundër Deportivo la Korunjës, ndeshje kjo që do të zhvillohet në stadiumin "Riazor". Ndërsa kilometra larg Spanjës, në Turqi është kapiteni i skuadrës së Galatasarajit, Arda Turan që është prekur nga virusi H1N1. Mesfushori turk, ankohej se kishte temperaturë ndërsa pas kontrollimeve të bëra u bë e qartë se ai ishte prekur nga virusi H1N1. Turan do të mbetet nën karantinë për një javë dhe në çdo rast do të humbasë ndeshjen kundër Manisaspor që është në program të dielën.