Zihen me taksistin per cmimin, i shkaterrojne automjetin
Korce- Tre persona do te hetohen ne gjendje te lire, pasi jane konfliktuar dhe me pas i kane prishur taksine nje 58-vjecari. Ngjarja ka ndodhur dy dite me pare, kur Luan Trimi, 41-vjec, banues ne lagjen 10, Maksim Kosturi, 42-vjec, banues ne lagjen 15, si dhe Ilir Mehmeti, 34-vjec, banues ne lagjen 17, te qytetit te Korces, kane nisur te debatojne me taksistin M.XH, banues ne lagjen 15. Gjithcka ka nisur per nje debat per cmimin e taksise. Burime nga policia kane bere me dije se tre personat pasi nuk kane rene dakord, fillimisht kane nisur qe te kanosin 58-vjecarin. Me pas ata kane nisur qe te shkaterrojne automjetin e tij tip "Benz", me targe KO 748 A me te cilen punonte taksi. Pas kesaj ngjarjeje i demtuari ka lajmeruar efektivat e policise, te cilet kane arritur ne vendngjarje. Pas keqyrjes se vendit te ngjarjes, efektivat e policise kane marre ne pyetje te demtuarin, i cili ka nisur te shpjegoje gjithcka qe i kishte ndodhur. Burimet nga policia kane bere me dije se pas identifikimit te autoreve te kesaj ngjarjeje, ata jane shoqeruar ne Komisariatin e Policise se Korces, ku jane kryer edhe veprimet e para hetimore. Kosturi, Mehmeti dhe Trimi jane liruar, ku hetimet e tyre do te ndiqen ne gjendje te lire. Materialet hetimore ndaj tyre i kaluan per hetime te metejshme Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Korce, ndersa mbi ta rendojne akuzat e "shkaterrimit te prones me mjete te tjera ne bashkepunim", si dhe "kanosje e kryer ne bashkepunim".