E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkaterrohet banda italo-shqitpare e grabitjes se bankave

Itali-Policia italiane arrestoi dje 4 persona, dy italiane dhe dy shqiptare, te dyshuar si autore te vjedhjes se disa bankave ne zonen e Emilia Romanes dhe Ligurias. Autoret e dyshuar jane dy italiane nga Palermo, Roberto Mandala, 42 vjec dhe Salvatore Mortillaro, 44 vjec, te dy me banim ne Piza, si dhe dy shqiptaret Gjergji Rini, 24 vjec dhe Zeke Rroku, 25 vjec, bashkepunetor ne keto vjedhje. Sipas policise italiane, identifikimi i tyre, u be nga regjistrimi i kamerave te bankave, te grabitura prej tyre. Sipas policise, keta kater persona ne bashkepunim me njeri-tjetrin, kishin mundur te grabisnin shuma te tera parash, duke kercenuar me thika punonjeset e bankave. Ne kohen kur policia mberriti ne banesen e Zeke Rrokut, ai ishte fshehur ne dollap ndersa gruaja e tij u perpoq t'i genjente agjentet se ishte vetem ne shtepi. Shqiptari ishte lokalizuar nga celulari i tij me te cilin po fliste me nje bashkepunetor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›