E Diel, 1 Nëntor 2026

Infarkti, vdesin ne uje dy adoleshente

Dy adoleshente kane humbur jeten tragjikisht teksa kane qene duke u lare per t'u freskuar nga vapa. Nje vajze 14-vjecare, kishte hyre ne ujerat e plazhit te Ksamilit per t'u lare, por pak minuta pasi doli nga deti pesoi atak kardiak duke nderruar jete. Laura Pasha, ishte duke u lare bashke me dy motrat e saj. Ne kohen qe babai i tyre po priste ne breg femijet, Laura ka bere disa hapa sapo ka dale ne breg dhe eshte prere duke rene pertoke. Te gjithe pushuesit jane shokuar nga skena qe kane pare duke vene alarmin. Babai i saj Luani, ka marre vajzen ne krahe duke kerkuar ndihmen mjekesore. Te lajmeruar per nje rast te tille, kane mberritur mjeket e ndihmes se shpejte. Ata kane konstatuar se vajza kishte nderruar jete, si pasoje e nje ataku kardiak. Mjeket kane dyshuar se shkak mund te jete bere konsumimi i ushqimit te tepert nga ana e vajzes, para se ajo te hynte per t'u lare ne det. Kjo gje sipas tyre mund te kete ndikuar ne ngushtimin e rrugeve te frymemarrjes nga ana e vajzes dhe goditjen ne zemer. Ndersa nje tjeter ngjarje me pasoja fatale ka ndodhur ne Kavaje. Nje 17-vjecar ka humbur jeten teksa ishte duke u lare ne pishine, ne ambjentet e nje resorti privat ne Kavaje. Ngjarja ndodhi rreth ores 14:20, kur Ariol Kastrati, ra pa ndenja kur sapo kishte dale nga pishina. Ai kishte shkuar qe ne oret e mengjesit bashke me disa shoke per t'u lare ne pishina. Pasi ka kryer hedhjen e fundit, ai ka mundur te dale nga uji, por pa kaluar disa sekonda eshte shembur perdhe. I riu eshte derguar ne spital menjehere, por nuk ka qene e mundur kthimi i tij ne jete. Dyshimet flasin per nje goditje kardiake, por ekspertiza mjeko-ligjore pritet te jape nje pergjigje te sakte per shkakun e vdekjes. Per keto dy raste te renda te ndodhura brenda 24 oreve ne vend, mjeket kane ngritur alarmin per kujdesin qe duhet treguar gjate ketyre diteve te nxehta ne menyren e larjes ne uje. Ata keshillojne se eshte teper e rrezikshme futja e menjehershme per t'u lare ne det, pas konsumimit te ushqimit, si dhe kontakti i trupit me ujin e ftohte direkt nga temperatura e nxehte e ajrit. Ky ndryshim i menjehershem i temperatures se trupit, eshte teper e rrezikshme per zemren, pohojne mjeket.

Viktimat
Laura Pasha, 14 vjec
Ariol Kastrati, 17 vjec

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›