Dule: Dështuam si parti në zgjedhje, PS nuk arriti të mbrojë votat e PBDNJ

Kryetari i Partisë për të Drejtat e Njeriut Vangjel Dule, u shpreh në një konferencë për shtyp dje se “ PBDNJ nuk arriti asnjë objektiv në këto zgjedhje, ndërkohë që Partia Socialiste në këto zgjedhje nuk mundi të mbrojë votat e PBDNJ-së” duke shtuar se “në një debat me PS-në na mbetet për të analizuar se ajo nuk mundi t’i mbronte, apo nuk pati vullnetin e duhur”.
Në lidhje me koalicionet e mundshme që mund të bëjë PBDNJ-ja në përfundim të zgjedhjeve Dule deklaroi se “ tipari dallues i joni është integriteti, luajaliteti dhe koherenca në vendimmarrje”.
Gjithashtu Dule shprehu pakënaqësinë për rezultatin e PBDNJ-së në zgjedhje duke theksuar se “marr përsipër të gjithë përgjegjësinë politike për rezultatet për këto zgjedhje, duke thirrur edhe kongresin e jashtëzakonshëm të PBDNJ-së për këtë arsye”.
...