Pogradec, gjendet në liqen trupi i pajetë i një 50-vjecari
POGRADEC- Gjendet në liqenin e Pogradecit një trup i pajetë. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në vendin e quajtur Moli i Pogradecit, rreth 50 metra larg bregut të liqenit. Kanë qënë kalimtarë të rastit ata që kanë parë trupin e pajetë duke pluskuar në ujë dhe më pas kanë njoftuar menjëherë forcat e policisë të cilat kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje.
Mësohet se viktima është i seksti mashkull, rreth 50 vjec, i veshur me rroba sportive dhe nuk nuk kishte shenja dhune në trup. Ende nuk dihet identiteti i tij dhe shkaku i vdekjes, por paraprakisht mendohet të ketë vdekur aksidentalisht.
(m.a/News24/BalkanWeb)