Dule: Ju kërkoj falje për Kosta Barkën dhe Spiro Kserën
Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Duke ka gjetur Gjirokastrën t’i dërgojë një mesazh të qartë kreut të maxhorancës aktuale qeverisëse dhe liderit të PD-së, Sali Berisha, se nuk do të mund të përçajë minoritetin etnik grek. Lëvizjet e fundit të kreut të PD-së, Berisha, janë përkthyer nga Dule me tendenca të qarta diversioniste duke vendosur në lista për deputetë dy prej ish figurave të PBDNJ dhe “Omonia”, në qarqet e Vlorës dhe Gjirokastrës. Dule ka gjetur rastin që t’i kërkojë ndjesë anëtarësisë së thjeshtë për vendosjen në krye të Prefekturës së Gjirokastrës për katër vjet të Spiro Kserës dhe në krye të dikasterit të Punës dhe Çështjeve sociale të Kosta Barkës, pasi siç tha vetë ai ishin zgjedhjet e tij personale të këtyre dy personave ndaj dhe është përgjegjësi e tij. “Më vjen keq për këtë që ndodhi sepse ishin zgjedhjet e mia personale të këtyre personave, të cilët janë kallauzë që përgjojnë se kush do të vijë në takimet elektorale të PBDNJ-së dhe “Omonia”-s, për të gjetur më pas shkak që t’i shkarkojnë nga vendet e punës. Ndëshkimi për këta lloj personash është vota kundër tyre më 28 qershor” - tha Dule. Në këtë takim ishte prezent edhe kryetari i “Omonia” Vasil Bollano, ai sikurse Dule, kërkoi nga elektorati i thjeshtë i PBDNJ-së dhe “Omonia”-s të distancohen nga Spiro Ksera dhe Kosta Barka pasi sipas tij ata nuk janë përfaqësues të elektoratit të këtyre dy organizmave. Dule është shprehur i sigurt në fitoren e koalicionit të majtë në zgjedhjet e 28 qershorit, pjesë e të cilit është edhe partia që ai drejton. PBDNJ prezantoi Kristostom Kamberi, i cili renditet i dyti në listë pas Dules. p.n