PDK: PD po hakmerret ndaj nesh
Partia Demokristiane denoncoi shkarkimet e bëra në administratë nga ana e simpatizantëve dhe anëtarëve të saj. Kandidati për deputet i PDK-së, Jak Ndokaj tha se “denoncoj publikisht elementët e një fushate politike represive, të bazuar në largime nga puna me votime politike dhe presione të ndryshme ndaj aktivistëve e figurave elektorale të PDK-së”. “Shkarkimi më i bujshëm është ai i juristit Dhimitër Muslia, vetëm një ditë pasi ai ishte caktuar kryetar i Shtabit Elektoral të PDK Tiranë dhe përfaqësuesi ynë në KQZ. Bashkë me të janë larguar në mënyrë të paligjshme nga administrata qendrore e lokale me dhjetëra aktivistë të PDK, të gjithë të kërcënuar të zgjedhin midis punës në shtet apo angazhimit në fushatën tonë elektorale”, tha Ndoka.