Fevziu: Rama ka shprehur dëshirën për nëOpinion që në janar
Share
Blendi Fevziu, drejtues i emisionit Opinion, është shprehur se kreu i PS-së, Edi Rama, ka shprehur dëshirën për të qenë në emisionin e tij që në muajin janar. Fevziu ka thënë se e ka ftuar vazhdimisht që prej vitit 2007 Ramën, dhe pas një dreke në janar dhe një kafe një javë më parë, është rënë dakord që ai të jetë në emision këtë javë. Megjithatë, Fevziu ka thënë se kjo ftesë ndaj Ramës nuk është një ndryshim qëndrimi editoral ndaj kreut të opozitës. Pra, TV Klan do të vazhdojë që të jetë pro Berishës edhe në vijim.
Ndërkohë, përpjekjen e Edi Ramës për të përfshirë Metën në një marrëveshje, “duke i rritur kredencialet e kreut të LSI-së shumë më tepër se në 2009-kur Meta kushtonte më pak”, Fevziu e quan “një dritëshkurtësi”.