E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhaxhai i Aleks Nikës: Ti japësh dorën Ilir Metës, do të thotë të ndotësh duart me gjak

Share

Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës, protestuesit të vrarë më 21 janar, thotë se nuk mund të ketë aleancë me Ilir Metën, njeriun për të cilin u vranë katër protestues.

Ka qenë Ilir Meta ai që provokoi 21 janarin, ndërsa deklaratat e tij si kokëpalarë dhe morracakë kanë qenë shumë denigruese për ne. Gjatë gjithë kësaj kohe, Rama ka dënuar deklaratat dhe veprimet e tij. Nuk i shkon atij tashmë që ti japë dorën aleatit të një qeverie që vret, tha Nika për Panorama.

Një aleancë Rama- Meta do bllokonte krejtësisht hetimet për 21 janarin, zbardhjen e së vërtetës se çfarë ndodhi atë ditë dhe vënien para përgjegjësisë së autorëve, tha Nika.

Tia japësh dorën Ilir Metës, siç veproi Rama, do të thotë të bëhesh pis. Të ndotësh duart me gjak. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›