Dule: Kriza, zgjidhja permes tryezes se Topit
Kryetari i Partise per Bashkimin e Drejtave te Njeriut, Vangjel Dule, inkurajoi dje dialogun midis mazhorances dhe opozites per zgjidhjen e ngercit politik ne vend. Permes nje komunikimi me mediat, Dule tha se "PBDNJ eshte konsistente ne bindjet dhe qendrimet e veta politike shpreson, uron dhe do te kontribuoje nga pozitat e veta ne spektrin politik te vendit per nje dialog esencial te qenesishem, i cili nuk do te na coje ne nje zgjidhje qe do te kete per baze interesin politik te njeres apo me shume forcave politike ne vend, por qe do te garantoje zgjidhjen e problemit kronik te zgjedhjeve jo te lira, jo te ndershme, te pabarabarta dhe te kontestueshme",-tha Dule. Per sa i perket zgjidhjes politike, ai i bashkohet zerave qe apelojne se kriza mund te zgjidhet permes tryezes se Presidentit Topi. Ne nje kohe qe eshte shtuar presioni nga nderkombetaret per mbledhjen e nje tryeze Berisha-Rama, me kreun e shtetit si negociator, Dule thote se "kriza politike duhet te marre zgjidhje dhe Presidenti duhet te ushtroje rolin e tij per kete". Sipas tij, tryeza e Presidentit do te beje te mundur arritjen e konsensusit te munguar pas 28 qershorit. Edhe pse i rezervuar, lideri i PBDNJ ka komentuar ne menyren e tij vendimin e Gjykates Kushtetuese per te rrezuar marreveshjen per kufijte detare Shqiperi-Greqi. Sipas tij, ky vendim i Kushtetueses mund te demtoje marredheniet e fqinjesise se mire mes dy shteteve. "Autogol per qeverine shqiptare, rrezimi i marreveshjes me palen greke per ujerat", tha Dule, duke nenvizuar se vendimi i gjykates do te zbatohet por vendimi demtoi imazhin e Shqiperise.