Kriza, SHBA-BE, presion Berishes e Rames
Perfaqesuesit e selive diplomatike te atashuara ne vendin tone, vazhdojne perpjekjet per t'i dhene fund ngercit politik te krijuar ne vend, pas zgjedhjeve fundit parlamentare. Ambasadori i delegacionit te BE, Lohan dhe ambasadori i Spanjes, Montobio, vendi i cili ka presidencen e radhes ne Bashkimin Evropian, zhvilluan nje takim ne Kryeministri me Berishen. Ne te njejten kohe, nga ana tjeter, ambasadori i SHBA ne vendin tone, Uidhers, zhvilloi nje takim me kryetarin e PS, Rama, ne zyren e ketij te fundit ne bashkine e Tiranes.
BERISHA
Paraditen e djeshme, Montobio dhe Lohan, u pane t'i drejtoheshin zyres se kryeministrit Berisha, per te zhvilluar nje takim me te. I pyetur per kete takim, kryeministri shqiptar mohoi te kete pasur si teme diskutimi takimin e mundshem me kryesocialistin, si dhe per komisionit hetimor mbi zgjedhjet. "Ka pasur teresisht nje subjekt krejtesisht tjeter dhe nuk ka pasur asnje lidhje me temen", deklaroi Berisha. Per sa i perket komisionit hetimor, ai garantoi se qe sot do ta votonin, megjithese nuk e paraqesin sot, ndonese ka ide te tilla. "Nese e paraqesim ne perputhje me ligjin, i takon te marresh kryetarin. Keshtu qe po presim socialistet qe sapo te vijne, ta paraqesin, ne ta votojme. Ka nje rezolute, kerkesat e te ciles ne i votojme pike per pike, pa asnje lloj hezitimi", u shpreh Berisha. Ai ftoi zotin Rama qe te shqyrtoje rezoluten dhe te mos rrime te beje deklarata dhe te ulen dhe ta zbatojne. Sipas tij, rezoluta eshte nje dokument me te vertete shume i mire dhe ulja per ta zbatuar, eshte interesi me i mire i Shqiperise dhe i seciles force politike.
RAMA
Nga takimet e dy krereve te larte te politikes, atij te Partise Demokratike dhe atij te Partise Socialiste, me ambasadoret e atashuar ne vendin tone, mbetet shume pak per te zbuluar dhe rreth temes se diskutimit. Nga ana tjeter, pas takimit te ambasadorit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne vendin tone, Xhon Uidhers, ne komunikimin e tij me mediat pas takimit, tha se bisedoi me kryesocialistin Rama per udhetimin e tij ne Amerike. "Thjesht donim te bisedonim per kthimin e tij nga Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Shpresoj qe ai kaloi nje udhetim te mire dhe besoj se ka qene vertet keshtu", iu pergjigj interesimit te medieve mbi temen e diskutuar me kryetarin e bashkise se Tiranes dhe liderin e opozites, Uidhers. Denis Dedej
UIDHERS
"Thjesht donim te bisedonim per kthimin e tij nga Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Shpresoj qe ai kaloi nje udhetim te mire dhe besoj se ka qene vertet keshtu", iu pergjigj interesimit te mediave mbi temen e diskutuar, Xhon Uidhers.
BERISHA
Kryeministri shqiptar mohoi te kete pasur si teme diskutimi, takimin e mundshem me kryesocialistin, si dhe per komisionin hetimor mbi zgjedhjet. "Ka pasur nje subjekt krejtesisht tjeter dhe nuk ka pasur asnje lidhje me temen", deklaroi Berisha.
Bojkoti i opozites
Topi takon Ina Ramen
Dje ne Presidence, presidenti Bamir Topi ka zhvilluar nje takim "koke me koke" me prokuroren e Pergjithshme, Ina Rama. Ndonese burimet e rezervuara bene me dije se nje takim i tille, ka qene rutine dhe kishte te bente me diskutimet per problemet e drejtesise, behet e ditur se nuk jane shmangur dhe diskutimet per reformen ne drejtesi, e cila eshte bllokuar per shkak te bojkotit te opozites. Nderkohe mbetet ende per t'u pare, nese eshte diskutuar per zhvillimet me te fundit ne drejtesine shqiptare dhe dosjet e medha qe jane aktualisht ne "dere" te drejtesise.