E Diel, 1 Nëntor 2026

Kume: Topi, negociatat vetem konform Kushtetutes dhe ligjit

Juristet shprehen pro zgjidhjes se krizes politike ne tryezen e thirrur nga Presidenti Bamir Topi, me kushtin e vendim qe produkti i takimit, te jete i bazuar ne Kushtetuten e vendit. Juristi Kristaq Kume, u shpreh dje se kreu i shtetit Topi, duke qene garanti i ligjit themeltar te shtetit duhet te respektoje kete parim ndaj te cilit shprehet ai, nuk mund te negociohet pavaresisht pretendimeve te paleve. "Presidenti Bamir Topi, duke qene garanti i Kushtetutes dhe mbi palet, duhet te negocioje konform ligjeve dhe Kushtetutes, kurrsesi palet nuk duhet te ulen ne bisedime, cilado qofshin, me kushte qe bien ndesh me dispozitat e ligjit themeltar te shtetit. Pasi ne te kundert nuk zgjidhim gje. Serish do te mbetemi ne krize. Madje Presidenti eshte i vonuar ne kete gje dhe nuk kishte perse priste sugjerimet e rezolutes se Asamblese se Keshillit te Evropes", u shpreh juristi. Ne kete situate, dy forcat e medha politike, si pozita edhe opozita jane shprehur pro mbledhjes se nje tryeze politike, nga Presidenti Bamir Topi, ku te diskutohet mbi daljen nga kriza aktuale politike. Por ndonese te gatshme per dialog, palet ndahet tek ceshtja e hapjes se kutive. Ne kohen kur Partia Socialiste, e ve si kushtin kryesor per te hyre ne Kuvend, mazhoranca deklaron hapur se vendimi i gjykatave per zgjedhjet nuk diskutohet, pra kutite nuk do te hapen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›