Dule Minoriteti kerkon regjistrimin e etnise dhe fese
Kryetari i Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut Vangjel Dule i beri apel qeverise te perfshije dhe minoritetet ne regjistrin kombetar te popullsise. Gjate fjales se mbajtur ne konferencen e 9-te te PBDNJ-se per Tiranen Dule tha se regjistrimi duhet te jete i plote dhe te shenohen te gjitha elementet si gjuha perkatesia fetare etj. Prandaj shfrytezojme edhe kete rast qe kemi sot per tju drejtuar autoriteteve shteterore sot se neser eshte vone. Nisni bashkepunimin funksional me perfaqesuesit e minoriteteve te ndryshme hapini rruge dialogut transparences. Vendi yne o do te beje nje regjistrim te popullsise me te dhenat e perkatesise etnike gjuhes amtare dhe besimit fetar sic e ka bere cdo vend i Europes ose prej pjesetareve te minoriteteve nuk do te tolerohet asnje skonto tha Dule. Sipas kreut te PBDNJ qeveria aktuale ka deshtuar ne garantimin e shtetit te se drejtes respektimin e te drejtave te njeriut dhe te drejtave te pjesetareve te minoriteteve ndersa akuzojne kryeministrin Berisha si pergjegjes per deshtimin. Vendi kerkon pune kerkon politika te qarta kerkon vizion nuk kerkon demagogji kerkon demokraci. Ne duam qe ne Shqiperi te funksionoje shteti i se drejtes ne duam sundimin e ligjit ne duam respektimin e te drejtave dhe keto nuk mund te realizohen. Sepse ne demokraci ka nje radhe te gjerave dhe e para vjen vota dhe kur kjo vote nuk respektohet kur abuzohet me te ne te gjitha derivatet e tjera me ekzekutivin me legjislativin me gjyqesorin do te luhet edhe me keq ashtu sic po ndodh u shpreh Dule.