E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmohet kambisti i grabisin 4 milione leke

FIER - Grabitet kambisti ne qender te qytetit te Fierit. Policia beri te ditur se ngjarja ndodhi ne oret e pasdites teksa kambisti Shefqet Bregasi 46 vjec po shkonte ne banesen e tij ne lagjen Kastrioti te ketij qyteti. Ai kishte me vete parate e punes se gjithe dites ne nje shume prej 2.6 milione lekesh shqiptare si dhe rreth 10 mije euro. Ne nje perllogaritje te perafert ne total ato variojne ne rreth 4 milione leke. Mesohet se kambisti i cili e ushtronte kete profesion prej 20 vitesh i kishte futur parate ne nje cante. Por sapo ka hyre ne nje rrugice prane nje pasticerie afersisht rreth 100 metra larg shtepise se tij eshte sulmuar me tulle ne koke. Nga pohimet e mepasme te tij dhene grupit te hetimit fillimisht personat e kane sulmuar me grushte dhe me pas me mjete te forta ne koke. Ndonese ai eshte perpjekur te kerkoje ndihme nuk eshte gjendur askush pasi grabitesit kane shfrytezuar pikerisht momentin kur ne rruge nuk kishte asnjeri per te kryer edhe krimin. Pas goditjes ne koke 46-vjecari ka rene pa ndjenja ne toke ndersa personat i kane marre canten e parave dhe jane larguar pa lene asnje gjurme. Kalimtare qe kane gjetur kambistin pa ndjenja lajmeruan policine e cila mberriti menjehere ne vendin e ngjarjes. Kambisti rrefeu pasi u permend se kishin qene dy persona te maskuar qe e kishin sulmuar. m.r

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›