E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporti per transplantet kryefamiljari Katuci Dik Marti tentoi te hedhe eshtra ne shtepine tone

/ /

Ndonese ata kane kerkuar prej vitesh demshperblimin moral ndaj ketyre akuzave jo vetem nuk e kane arritur kete por perballen here pas here me te. Se fundi ata kane rihedhur poshte akuzat e Karla Del Pontes dhe tashme edhe ato te Dik Martit duke u shprehur se ata jane agjente serbe dhe kerkojne te njollosin shqiptaret. Mersim Katuci vazhdon te kerkoje zbardhjen e te vertetes nga pala shqiptare si dhe te demshperblehet per demin moral qe i eshte shkaktuar. Vazhdimisht pjesetaret e kesaj familjeje kane kundershtuar akuzat e ngritura dhe kane kerkuar ndihmen e shtetit shqiptar per hedhjen poshte te ketyre akuzave te paverteta. Nderkohe djali i madh i kesaj familjeje Mersim Katuci e konsideroi raportuesin e Keshillit te Europes Dik Marti si nje agjent serb si nje person qe shpif dhe trillon ne kurriz te shqiptareve. Ai tregoi sesi nje vit me pare nuk e lejoi ate te vizitonte shtepine e tij ne Gurre dhe ngriti akuzen se Marti ka tentuar te hedhe diku prane shtepise eshtra te gjetura ne vende te tjera. Nje tjeter shqetesim per kete familje eshte se pjesetaret e saj thone se kane pasur probleme pas solucionit qe hetuesit e Hages kane hedhur ne banesen e tyre. Mersim Katuci deklaroi se eshte i gatshem te takoje kryeministrin e Kosoves dhe perfaqesues te Eulex-it per akuzat e ngritura. Sipas familjes vetem prefekti i Dibres dhe deputeti Qemal Minxhozi jane perpjekur tu vijne ne ndihme dhe te kerkojne zbardhjen e akuzave te bera tashme publike ne gjithe globin. Ne nje interviste te dhene dje per gazeten Panorama Mersim Katuci tregon se si eshte ndier perballe akuzave dhe si e njeh ai Martin.
I keni degjuar akuzat e raportuesit te Asamblese se Parlamentit Europian
Jo vetem ne por gjithe shqiptaret po ndjekin me neveri akuzat e paverteta te Dik Martit. Ai sipas mendimit tim eshte nje agjent serb dhe kerkon te njollose familjen tone Shqiperine dhe Kosoven. Familja Katuci ne shekuj nuk eshte marre me krime te tilla. Ne jemi nje dere fisnike qe nuk jemi marre me vrasje therje vjedhje e krime te tjera. Ai nuk ka asgje te bazuar ne ato qe thote por vazhdon te genjeje deri ne Keshillin e Europes. Me pare ne vitin 2004 Del Ponte solli ne shtepine tone te tjere agjente ma merr mendja kishin lidhje me Serbine. Bastisen shtepine tone dhe nuk gjeten asgje. Por kur ajo botoi librin shpifi pikerisht per shtepine tone ketu ne maje te malit. I kemi sqaruar disa here hetuesit nderkombetare se gjate luftes ne Kosove kur shumica e tyre erdhen ne Shqiperi per tu strehuar ne familjen tone as ne komunen e Gurres nuk kane ardhur kosovare. Meqenese ishim larg qytetit te Burrelit nuk erdhen ne kete zone. Del Ponte e hodhi akuzen dhe tani vazhdon ta mbroje Dik Marti.
Vitin e kaluar Dik Marti ka ardhur per te vizituar shtepine tuaj
Po kjo eshte e vertete. Ne gusht te 2009-s ai i shoqeruar me dy makina dhe nje punonjes policie erdhi deri prane shtepise time afro 200 metra larg saj. Ne ishim informuar se dikush do te vinte per hetime ne shtepine tone. Sapo makinat mberriten poshte shtepise sone te gjithe pjesetaret e familjes time ishin ne pritje. Sapo shoqeruesit e Dik Martit zbriten nga makina ne u kerkuam atyre autorizimin qe ata duhej te kishin per te rihyre ne banesen tone. Drejtues te prokurorise na kishin thene se nuk duhet te lejonim askend per kontroll pa pasur dokumente. Per afro dy ore Dik Marti qendronte ne makinen e tij dhe nuk fliste. Edhe nderhyrja e policise lokale me forca te shumta u zmbraps pas rezistences tone.
Nga e njohet ju se ai ishte Dik Marti dhe cfare kerkoi nga ana juaj
Nje gazetar lokal na njoftoi disa ore para se ai te vinte ne fshat se Dik Marti po udhetonte drejt fshatit Gurre. Ne morem masa qe ai te mos i afrohej shtepise. Nje djale i ri qe e shoqeronte zbriti nga makina dhe na tha se ishte perkthyes i Martit. Na tha se hetuesi nderkombetar kerkon te vizitoje shtepine tone. Ne i kerkuam atij te tregonte autorizimin qe kishte per te ushtruar kontroll ne banese. Edhe punonjesi i policise kembengulte qe miku te hynte ne shtepi. Ne kishim vene gure ne rruge nderkohe te gjithe pjesetaret e familjes mbanin gure e sende te forta ne duar. I thame perkthyesit ti thoshte vizitorit te pazakonte se nuk duhej te guxonte te zbriste nga makina me targa Tirane. Erdhen pas afro nje ore forca te grupit te gatshem te policise se Burrelit. Edhe ata kerkonin qe ai te hynte ne shtepine tone mirepo ne ishim te vendosur dhe nuk e lejuam te dilte nga makina.
Perse nuk e lejuat Dik Martin te vizitonte shtepine tuaj
Se pari familja jone ne dimrin e vitit 2004-es kishte perjetuar nje kontroll te papare dhe te padegjuar as ne kohen e pushtuesve te huaj. Ne per disa vite me radhe kishim kerkuar zbardhjen e akuzave te Del Pontes dhe nuk kishim marre nje pergjigje per kete. As drejtuesit e larte te shtetit nuk na kane pritur dhe nuk u jane pergjigjur letrave tona. Ne keto rrethana ne vendosem te mos lejojme askend te paautorizuar nga organi i akuzes te hetoje ne banesen e tone. Dik Marti nuk vinte per te sqaruar akuzat e Del Pontes por per ta renduar akoma me shume familjen tone. Une dhe pjesetaret e familjes tone dyshojme se ai ka tentuar te hedhe poshte shtepise sone disa eshtra qe mbante ne cante. Nuk ia arriti kesaj dhe kerkoi te hynte ne shtepi me forcen e policise. Per dy ore ne nuk e kemi lejuar as ti hedhe syte drejt shtepise tone. Ka qendruar ne sediljen e pasme te makines dhe eshte larguar pa bere ze.
Keni degjuar besoj per akuzat qe i kane bere kryeministrit te Kosoves
Me ka ardhur keq qe keto akuza i jane adresuar edhe Hashim Thacit. Ai nuk e di nga bie shtepia ime apo Gurra e Matit. E thashe ne fillim se Dik Marti eshte vetem nje agjent serb dhe kerkon te ule imazhin e shqiptareve ne bote. Ai mendon se dikush do ti degjoje keto akuza.
fare vazhdoni te kerkoni
Une dhe familja ime kerkojme dy gjera Se pari institucionet shqiptare dhe ato nderkombetare te zbardhin te verteten dhe se dyti te demshperblehemi per demin moral qe na kane sjelle akuzat e Del Pontes dhe Dik Martit.

Nuk do te ngreme akuza kunder Thacit

Zv/prokurori i pergjithshem serb Bruno Vekaric ka deklaruar se institucioni i tij nuk do te ngreje akuza kunder kryeministrit kosovar Hashim Thaci pas publikimit te raportit te Dick Marty-t. Nese dikush nuk eshte i arritshem per policine dhe autoritetet tona gjyqesore atehere nuk eshte e pershtatshme te hapim procese te tilla ka pohuar Vekaric. Duke folur per te perditshmen beogradase Blic zyrtari serb ka theksuar se nese do te niste nje proces ai do te ngjante me teper me nje proces politik. Meqe ne nuk deshirojme te perfshihemi ne sferen politike roli yne me i pershtatshem eshte te ndihmojme misionin EULEX dhe prokurorine ne Shqiperi ne zhvillimin e hetimeve tha Vekaric. Nderkohe Presidenti serb Boris Tadic tha se eshte i gatshem te bisedoje me zotin Thaci per sa kohe ai do te jete perfaqesuesi i popullit te Kosoves dhe per sa kohe qe akuzat nuk jane provuar ne gjyq.

BURREL/ HASAN PASHA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›