Meta ne Beograd Kombet tona do bashkohen ne Bruksel
I ftuar nga kryetari i kesaj partie presidenti serb Boris Tadic Meta ishte mes pese krereve te partive te majta te Internacionales Socialiste te ftuar ne kete kongres. Te gjithe kombet tona dhe qytetaret tane te ndare ne shume shtete duhet te bejne nje zgjedhje te bashkohen se bashku ne Bruksel. Ky ishte mesazhi qe zv.kryeministri shqiptar dha gjate fjales se tij ne Kongresin e PD-se se Serbise.
Ne fjalimin e mbajtur ne kongres Meta tha se eshte nje nder i madh qe merr pjese ne te dhe se
Partia Demokratike e Serbise ka qene motori i transformimit dhe europianizimit te Serbise post-konfliktuale. Sipas kreut te LSI-se kjo parti perfaqeson platformen per te cilen nje njeri i madh si lideri i ndjere Xhinxhic dha nje kontribut te jashtezakonshem dhe mbi te cilen u adoptua nje vizion i ri per te ardhmen e Serbise dhe popullit te saj vizionin e vlerave europiane. Me kenaqesi te madhe shikoj se trashegimia e Zoran Xhinxhic mbetet gjalle dhe eshte cuar me tej nga lidershipi i Presidentit Tadic theksoi zv. kryeministri. Per Meten PD eshte e angazhuar si nje parti social-demokrate europiane per te promovuar me tej vlerat qe social-demokratet perfaqesojne solidariteti shanset e barabarta respekti per te drejtat e njeriut arsim per te gjithe te rinjte dhe nje rritje te qendrueshme e te gjelber te ekonomive tona. Keto jane vlerat qe partia ime perfaqeson. Pertej alternativave politike dhe ideologjike qendrojne disa vlera te tjera me universale ne substance te cilat percaktojne ekzistencen e vertete te civilizimeve tona dhe te ardhmen e tyre humanizmi respekti reciprok dhe toleranca u shpreh Meta ne fjalen e tij. Per zv.kryemini-strin shqiptar te dy popujt duhet te shohin per nje te neserme te ndryshme nga e sotmja. Nje te ardhme qe u jep shprese te gjitheve se kontributi i cdo gjenerate do te trashegohet dhe pasurohet nga gjeneratat qe do te vijne.
Nje te ardhme ku ai apo ajo duhet te respektohet per cfare ata perfaqesojne pavaresisht etnicitetit perqindjes demografike gjuhes apo fese te ardhmen e pajtimit te madh te rajonit tone.
Ky te nderuar miq nuk eshte nje mendim i deshiruar. Kjo eshte dicka qe tashme ka filluar mes nesh. Se fundmi ne marredheniet tona ka pasur zhvillime mbreselenese u shpreh Meta.