E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperia anashkalohet nga KiE

/ /

Diten e enjte kur projekt-rezoluta e Martin u miratua ne unanimitet ne Komisionin e eshtjeve Ligjore e te Drejtave te Njeriut pala shqiptare nuk ishte ftuar te merrte pjese ne punimet e komisionit ndonese ka nje anetar te perhershem. Anetari shqiptar ne kete komision eshte Shpetim Idrizi i cili tha dje per gazeten se ai nuk ishte ftuar per mbledhjen dhe votimin e rezolutes se zviceranit Martin. Kreu i PDU-se Idrizi shprehu habine per mungesen e fteses nga KiE per miratimin e kesaj projekt-rezolute ndersa shtoi se ftesa ka munguar edhe per anetaret e tjere te delegacionit shqiptar. Te njejten gje konfirmoi per gazeten edhe deputeti i PS Damian Gjiknuri i cili eshte anetari zevendesues ne kete komision qe perfaqeson Shqiperine. Ai zevendeson deputetin Idrizi sa here qe mungon ne punimet ne Komision per te pasur gjithnje perfaqesues nga Shqiperia por per te dy deputetet shqiptare dhe krejt delegacionin qe drejtohet nga Ilir Rusmali nuk ka pasur njoftim. Diten e enjte kur projekt-rezoluta kaloi ne Komisionin e eshtjeve Ligjore ne Keshillin e Europes deputeti Idrizi denoi ne Parlamentin shqiptar raportin e Dick Martit duke e cilesuar ate si antishqiptar. Tashme sipas Idrizit rruga e vetme mbetet lotimi i delegacionit shqiptar prej 4 deputetesh ne Keshillin e Europes ne punimet e Asamblese Parlamentare te KiE-se qe mbahen ne janar gjate dates 24 deri me 28. Personalisht Idrizi do te ngreje zerin per mungesen e fteses por ne te njejten kohe do te kerkoje shpjegime edhe nga grupi i tij parlamentar ne Asamble Aleanca e Liberal-Demokrateve te Europes. Do te kerkoj ne mbledhje e grupit parlamentar ne janar te dale me nje qendrim kunder kesaj projekt-rezolute antishqiptare. Nese kerkesa ime refuzohet atehere do te braktis ne menyre publike grupin parlamentar thote Idrizi. Delegacioni shqiptar do te bashkerendoje punen per te lobuar kunder raportit te deputetit zviceran e do kerkoje nje qendrim nga Asambleja Parlamentare e KiE-s. Delegacioni shqiptar do te mberrije disa dite para fillimit te punimeve vjetore te Asamblese nga data 24 deri me 28 janar per te nisur nga kontaktet me perfaqesuesit e 47 vendeve anetare te Keshillit te Europes.

Publikohet videoja e blerjes se deshmive per Martin

RTK publikoi dje nje video e cila zbulon sesi nje grup serbesh leviznin ne Kosove rreth nje vit me pare ne kerkim te personave qe do te benin deshmi te rreme per transplant organesh gjate kohes se luftes. Blerja e deshmive kushtonte deri ne 350 mije euro per ata qe do te pranonin te deklaronin kete gje. Personat e filmuar u arrestuan ne vitin 2009 nga policia e Kosoves por Gjykata ne Prishtine ku gjykates ishin edhe nga pala nderkombetare i liroi ata. Deshmite te cilat nje vit me pare u transkriptuan edhe ne mediat e shkruara vertetonin synimin e serbeve per te siguruar me cdo kusht deshmi kunder lidereve kosovare.

ERALD KAPRI

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›