E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dule: PD u përpoq të krijonte struktura paralele në PBDNJ

Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut po zhvillon Kongresin e Jashtëzakonshëm. Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule tha se në qendër të këtij Kongresi janë dy elemente, zgjedhjet e 28 qershorit, situata paszgjedhore dhe sfidat e së ardhmes. Dule deklaroi se
PBDNJ nuk arriti objektivat në zgjedhjet e 28 qershorit. "Dhe marrim përsipër përgjegjësitë. Do shikojmë arsyet që na çuan në mosrealizimin e objektivave, por jo duke kërkuar justifikime", theksoi ai. Dule tha se nuk mund të vazhdonte bashkëpunimin me PD-në, sepse selia blu u përpoq të krijonte brenda PBDNJ-së struktura paralele. "PBDNJ nuk mund të jetë në koalocion me parti që nuk kanë frymë evropiane, por armiqësore", theksoi ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›