Mëhilli: Rama është në krizë, jo ekonomia
Kjo ishte deklarata e radhës e zëdhënëses së Partisë Demokratike, Erla Mëhilli. Ajo shtoi se ekonomia shqiptare jo vetëm që nuk është në krizë por është botërisht pranuar si ekonomia me rritjen më të lartë në Evropë.“Në krizë të thellë morale, psikologjike dhe shpirtërore është vetëm z.Edvin dhe jo ekonomia shqiptare e cila bëri të mundur që në Maj të këtij viti të kemi rritjen më të madhe të rrogave e pensioneve në historinë e vendit për 800. 000 familje shqiptare. Rritje të cilës z.Rama iu kundërvu në pranverë të këtij viti vetë dhe me zëdhënësit e tij, bllokmenët e rinj”, tha më tej Mëhilli.