E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këshilli Kombëtar i PD, ja emrat që u votuan

Gazeta "Shekulli" publikon listën paraprake të Këshillit Kombëtar. PD-ja shpall sot zyrtarisht listën që mbahet peng nga firma e Berishës

TIRANË - Ka zgjatur plot një javë procesi i numërimit të votave për 100 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar. Ndryshe nga sa ishte paralajmëruar, lista e Këshillit Kombëtar e PD-së do të bëhet publike vetëm sot. Kjo për arsyen e vetme se kryeministri Sali Berisha, njëkohësisht edhe Kryetar i PD-së, ka mbërritur nga Danimarka në orën 01:00 të mëngjesit, ç'ka e ka bërë të pamundur kalimin përfundimtar të listës.

Edhe pse 100 emrat e rinj të Këshillit Kombëtar kanë qenë gati që dje në mesditë, asnjë prej zyrtarëve të PD-së nuk ka pranuar që zyrtarisht të bëjë publike atë.

Kjo, sepse, gjithçka, varet nga firma e kryetarit të PD-së, Sali Berisha, për të cilin eksperienca ka treguar se ai ka të drejtën ekskluzive (edhe pse jo e parashikuar në statut) që të bëjë ndërhyrje, për të futur kandidatët, që ai do.

Në listën paraprake që gazeta "Shekulli" disponon në mënyrë jo zyrtare vihet re një përfshirje e të rinjve, kryesisht këshilltarë të Berishës, zv.ministra, por edhe drejtorë drejtorish. Në listë janë përfshirë edhe deputetët e PD-së përfshi edhe emrin e Lefter Maliqit, si dhe ministrat, ndër të cilët edhe Spiro Ksera, aktualisht Ministër i Punës dhe Çështjeve Sociale.

Ndërsa kryetarët e PD-së në qarqe nuk kanë qenë në listën e kandidaturave, pasi në bazë të statutit ata futen automatikisht. Në listën paraprake të Këshillit Kombëtar vihet re mungesa e emrit të Aleksandër Biberajt, zërit kritik në PD. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për emrin e Besnik Mustafajit, për të cilin nuk ka një qëndrim konkret, nëse do të jetë pjesë e këshillit edhe pse ai personalisht ka deklaruar së është shkëputur nga politika për një periudhë katërvjeçare.

Duke iu referuar gjithnjë burimeve në PD, janë të paktë emrat që njihen si mbështetës të Presidentit Bamir Topi, të cilët kanë kaluar pragun të qenit anëtar i Këshillit Kombëtar. Në listën e Këshillit Kombëtar janë përfshirë edhe dy zëdhënëset, Erla Mëhilli e PD-së dhe Juela Meçani e kryeministrisë.

Si asnjëherë tjetër duhet thënë se gara kësaj here ka qenë më ë vështirë për njerëzit që kanë kontribuar ndër vite në PD, ndërkohë që delegatët janë përqendruar kryesisht te figurat e reja, madje edhe tek ato që kanë popullaritet në fusha të caktuara.

Kështu thuajse e sigurt është edhe përfshirja e emrit të këngëtares Çiljeta Xhilaga në listën e Këshillit Kombëtar, për të cilën, burimet nga PD-ja deklaruan se ka marrë një numër të konsiderueshëm votash, madje edhe nga zyrtarët e lartë të kësaj partie.

Por, fjalën e fundit, qoftë edhe për këtë këngëtare, do ta japë kryetari i PD-së, Berisha, i cili duket se do të merret gjatë edhe me ata emra kandidatësh, që nuk janë futur në listën e fituesve, porse për të, është e rëndësishme përfshirja e tyre në Këshillin e ri Kombëtar.

Lista paraprake e Këshillit Kombëtar, sipas rendit alfabetik (Nuk janë 35 emrat që futen automatikisht)

Sali Berisha, Kryetar i PD-së, Kryeministër
Armand Teliti, Drejtor i Përgjithshëm i Gjendjes Civile
Arta Sake, anëtare e Këshillit Kombëtar
Altin Ndroqi, Drejtor në Ministrinë e Transportit
Arqile Goreja, Drejtor i Postës
Albana Vokshi, kryetare e LDGSH-së, deputete
Albert Avduli, shef i organizimit të PD-së
Arben Imami, ministër i Mbrojtjes
Arben Qirjako, kryeregjistrues i Republikës
Ardian Turku, nënkryetar Parlamenti, deputet
Arenca Trashani, deputete
Astrit Patozi, nënkryetar i PD-së
Avenir Peka, zëvendësministër i Brendshëm
Azgan Haklaj, anëtar i Këshillit Kombëtar?
Adriana Gjonaj, deputete
Bardh Spahia, zëvendësministër i Shëndetësisë
Barie Isufi, nënkryetare PD/Vlorë
Besnik Mustafaj, ish-deputet?
Bujar Nishani, ministër i Drejtësisë
Bislim Ahmetaj, dhjetorist
Çiljeta Xhilaga, këngëtare
Dashnor Sula, deputeti i PD-së
Dhori Kule, rektori i Universitetit të Tiranës?
Edi Paloka, deputet
Edit Harxhi, zëvendësministre e Jashtme
Edmond Spaho, deputet
Eduart Halimi, deputet
Eduart Ndreu Drejtor i Portit të Durrësit
Elvana Hana, drejtoreshë e ISKSH-së?
Enkelejd Alibeaj, deputet i PD
Enno Bozdo, zëvendësministër i Ekonomisë
Erla Mëhilli, zëdhënëse e PD-së
Fatbardh Kadilli, deputeti i PD-së
Fatos Beja, deputet i PD-së
Fatos Hoxha, deputet i PD-së
Ferdinand Poni, zëvendësministër i Brendshëm
Ferdinand Xhaferri, ministër i Kulturës
Flamur Noka, deputet
Florian Mima, deputet i PD
Gazmend Dibra, Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve
Gazmend Oketa, deputet i PD-së
Genc Pollo, ministër i Reformave
Genc Ruli, ministër i Bujqësisë
Gent Strazimiri, deputet i PD
Gert Bogdani, deputet i PD
Gentiana Boksi, këshilltare e grupit parlamentar të PD-së
Gjergj Bojaxhiu, anëtar i Kryesisë së PD
Gjergj Lezhja, sekretar i Përgjithshëm i Kryeministrisë
Gjokë Uldedaj, deputet i PD
Glori Hysi, këshilltar i Kryeministrit
Halit Shamata, zëvendësministër i Arsimit
Haki Mustafa, kryetar i njësisë bashkiake numër 11
Ilir Bano, deputet i PD
Ilir Kondi, kryetar i grup seksionit numër 10
Ilir Rusmali, deputet i PD
Jozefina Topalli, kryetare e Parlamentit
Jemin Gjana, deputet i PD
Jorida Tabaku, zëvendësministre e Integrimit
Juela Meçani, zëdhënëse e Kryeministrit
Keltis Kruja, prefekt i Tiranës
Klodian Pajuni, nënkryetar i PD-se, dega Durrës
Lajla Pernaska, deputete e PD
Ledina Aliolli, deputete e PD
Lefter Maliqi, deputet i PD
Leonard Demi, deputet i PD
Luan Skuqi, deputet i PD
Lulzim Basha, ministër i Brendshëm
Majlinda Bregu, ministre e Integrimit
Mark Marku, deputet i PD
Mesila Doda, deputete e PD
Myqerem Tafaj, ministër i Arsimit
Marjeta Zaçe anëtare e kryesisë së PD-së
Migena Bakalli këshilltare e kryeministrit
Migena Reci, anëtare e Këshillit Kombëtar?
Myqerem Tafaj, ministër i Arsimit
Njazi Kosovrasti, këshilltar i Berishës
Nezir Haldeda, zëvendësministër i Financave
Oerd Bylykbashi, shef kabineti i Kryeministrit
Osman Metalla, deputet i PD
Paulina Hoti, deputete e PD
Rajmonda Bulku, deputete e PD
Ridvan Bode, ministër i Financave
Roland Bejko, Drejtor në Ministrinë e Brendshme?
Selami Xhepa, deputet i PD
Sahit Dollapi, Drejtor i Ujësjellësit Tiranë
Shaban Memia, drejtor i ALUIIZNI-t
Sheferedin Shehu, deputet i PD
Sokol Olldashi, ministër i Transportit
Spiro Ksera, ministër i Punës
Suzana Guxholli, këshilltare e kryeministrit
Sybi Hida
Taulant Bino, zv.ministër i Mjedisit
Tritan Shehu, deputet i PD
Viktor Gumi, deputet i PD
Valdete Vorbsi, këshilltare e kryeministrit
Ylli Asllani, këshilltar i Berishës

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›