E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dule: Qeveria e Berishëstë japë dorëheqje

TIRANE- Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule ka akuzuar sot qeverinë Berisha, se po pengon liberalizmin e vizave për Shqipërinë. Dule tha se është momenti që të gjithë të marrin pergjegjësitë dhe të mos merren me retorika boshe, ndërsa ka kërkuar dorëheqjen e qeverisë.

"është momenti që secili të marrë përsipër përgjegjësitë e veta, dhe në radhë të parë përgjegjësi kryesor për një vit kohë të humbur në jetën e cdo qytetari shqiptar, në jetën e komunitetit, në realizimin e ambicieve strategjike të vendit dhe kjo është qeveria e zotit Berisha. Qeveria menjëherë duhet të nisë bisedimet për një qeveri sa më afatshkurtër për të realizuar përfitimin e heqjes së regjimit të vizave dhe marrjen e statusit të vendit kandidat. Në një kohë optimale, vendi duhet t'i drejtohet ballafaqimit të ri zgjedhor", theksoi Dule.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›