E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berishazhvillon takime meinvestitorë të huaj

TIRANE- Kryeministri Berisha ka pritur sot një grup investitorësh të huaj. Kështu në takimin me presidentin e shoqërisë turke BESET , Mehmet Beset, dhe Arda Beset, menaxher ekzekutiv, biseda është përqëndruar në fushën e turizmit.
Investitorët turq shprehën interesin e tyre për të investuar në vendin tonë për ngritjen e një prej komplekseve më të mëdha turistike të ujërave termale dhe terapisë në Evropë.

Po sot kryeministri Berisha priti përfaqësues të kompanisë italiane Rotor Service, të kryesuar nga Marco Savoia dhe përfaqësues të qarkut Gjirokastër, të cilët shprehën interesin e tyre në riaktivizimin e aeroportit të Gjirokastrës.
Gjithashtu, investitorët italianë kërkuan të zhvillojnë ftuturimet charter si edhe ato të brendshëm nga ky aeroport, sikundërse edhe hapjen e një shkolle aeronautike.

Kryeministri u shpreh se zgjedhja e tyre është me interes dhe e mirëpritur dhe se do të ketë mbështetje brenda kuadrit ligjor të vendit. Ndërkaq investitorë kinezë kanë shprehur interesin e tyre në fushën e energjetikës. Zëvendës presidenti i kompanisë CNEEC (China National Electric Equipment Corporation) Zheng Chengjun,ka prezantuar interesin e kësaj kompanie në infrastrukturë, ndërtim rrugësh, me garë ose koncesion, vepra energjetike si hidrocentrale, me koncesion ose për llogari të qeverisë, si dhe për të parë mundësinë e projekteve në fushën e menaxhimit të ujërave.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›