E Diel, 1 Nëntor 2026

Dule Qeveria po largon minoritaret nga puna

Deklarata Kreu i PBDNJ-se akuzon qeverine per persekutim politik

Largimi i 6 minoritareve nga puna ka provokuar nje reagim politik te posacem nga kreu i Partise per Bashkimin e te Drejtave te Njeriut Vangjel Dule. Ne nje konference per shtyp ai ka denoncuar aktin ne fjale duke e lidhur ate madje me shkeljen e te drejtave te njeriut ne Shqiperi. Ky eshte vizioni i Berishes per integrimin theksoi Dule duke shtuar se partia e tij do te angazhohet ne mbrojtje te atyre qytetareve qe jane larguar padrejtesisht nga puna. Dule nuk ka munguar te listoje emrat e personave qe jane pushuar nga puna duke nenvizuar se akte te tilla pasqyrojne realitetin politik dhe institucional ne vend. Bie ne sy se ligjerimi i kreut te PBDNJ-se eshte pershkallezuar shume ne raport me qeverine e Sali Berishes. Nje gje e tille u vu re sidomos qe me nisjen e protestave te pranveres ku Dule u perfshi teresisht madje si nje nga protagonistet kryesore. Kontesktualizimi i ceshtjeve te punesimit ne sfondin e marredhenieve te shtetit shqiptar me pakicen greke eshte nje tjeter sinjal per acarimin e marredhenieve mes dy paleve. Ne optiken e vet te reagimit PBDNJ ka nje dosje me ngjarje dhe incidente per te cilat kerkohet pergjegjesia e qeverise aktuale. Ketu nuk duhet mohuar edhe loja elektorale e Dules i cili ne momentin qe flet ne emer te te drejtave te minoritetit kerkon te imponohet si zeri i vetem perfaqesues pavaresisht se nje parti tjeter e pakices greke MEGA-a ruan nje qendrim te diferencuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›