Kodi Zgjedhor, Berisha, thirrje Ramës e Metës për paqe
Kryeministri Sali Berisha inkurajon dialogun politik mes PS-së dhe LSI-së për gjetjen e një zgjidhjeje të përbashkët që ka të bëjë me Kodin e ri Zgjedhor. Por ai vë në dukje se në këtë mes është neutral dhe nuk mund të përzihet në problemet e tyre të brendshme. Duke dhënë siguri për leximin e votës së lirë në 2009-ën, Berisha u bëri dje thirrje dy forcave kryesore opozitare që të bien dakord për sa i përket kësaj çështjeje pas kthimit të ligjit nga Presidenti i Republikës. Duket se shqetësimi i Kryeministrit ka të bëjë me evitimin e kontestimit të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në mënyre që procesi të mos kthehet në një pengesë për rrugën e vendit tonë drejt integrimit në BE. Gjatë një konference për shtyp z. Berisha kërkoi dialog mes Metës e Ramës për Kodin Zgjedhor dhe u tregua i gatshëm të pranojë kompromisin e tyre. Sipas Kryeministrit, zgjidhja për Kodin e ri Zgjedhor duhet të vijë nga dialogu mes kryetarit të PS-së, Rama dhe atij të LSI-së, Meta. Berisha mirëpret bisedimet mes tyre si zgjidhja më e mirë për të votuar Kodin e kritikuar në dy nene nga Presidenti i Republikës. “Dialogu mes Ramës e Metës do të ishte zgjidhja më e mirë dhe unë do të pranoja çdo rezultat”, - tha Berisha. Nisur nga kjo, Kryeministri Berisha shprehu angazhimin e tij dhe të qeverisë për përkushtimin e plotë dhe total për garantimin e votës së lirë. Kryeministri uroi që të ketë një dialog mes partive të opozitës dhe të bëhet zgjidhja më e mirë. “Ekziston përkushtimi im i plotë dhe total për votën e lirë. Kodi do të votohet, sepse me atë grevë urie nuk kemi pasur asnjë lidhje. Për mua nëse komisioneri ishte i Gjinushit, i Ilir Metës apo i zotit Milo apo i tjetërkujt, kjo nuk kishte ndonjë dallim të madh, përkundrazi, mbajta përbaltjen e grevës së urisë”, - theksoi z. Berisha. “Nuk është e vërtetë, vijoi më tej Kryeministri Berisha, - se nëse jepet koha e nevojshme për dialog do të dëmtohet procesi, përkundrazi, procesi merr edhe garanci shtesë për këtë diskutim. Unë jam neutral në këtë mes. Uroj që ata të gjejnë një mirëkuptim dhe kaq dhe nuk kam ndonjë gjë tjetër”, - u shpreh më tej Kryeministri Berisha, duke nënvizuar se nuk përzihet në çështjet e brendshme të opozitës. Dy ditë më parë, kreu i LSI-së, Ilir Meta, në një letër drejtuar kreut të selisë së PS-së, Edi Rama, i kërkoi dialog për Kodin Zgjedhor pas kthimit për rishqyrtim në Parlament nga Presidenti Bamir Topi. Nga ana e tij, në një dalje televizive, Rama e quajti të mbyllur çështjen e Kodit Zgjedhor, duke ngushtuar kështu hapësirat për bisedime me partinë e Ilir Metës. Pavarësisht kësaj, kreu i mazhorancës, Sali Berisha, mirëpret çdo kompromis që mund të arrihet mes dy partive opozitare.
Reforma në drejtësi, Berisha: Opozita të bashkëpunojë
Kryeministri Sali Berisha kërkon bashkëpunimin e opozitës për reformën në drejtësi dhe në mënyrë të veçantë ligjin e ri të prokurorisë. Gjatë mbledhjes së djeshme të Këshillit të Ministrave, z. Berisha bëri të qartë se për këtë ligj do të merret edhe mendimi i grupeve të interesit, ndërsa e cilësoi si thelbësor bashkëpunimin dhe konsensusin e opozitës. "Shfrytëzoj rastin t’i bëj thirrje opozitës që këtë draft ta shqyrtojë, të bëjë vërejtjet e veta, të paraqesë mendimet, sugjerimet dhe ta miratojmë bashkërisht. Pavarësisht nga përpjekjet për politizimin e këtij institucioni, opozita, aq sa qeveria, duhet të jetë e interesuar për një institucion të pavarur akuze në variantin për të cilin ka një dakordësi të plotë", - tha z. Berisha. Sipas tij, reforma në drejtësi ka bërë një progres të pamohueshëm, ndërkohë që kërkoi bashkëpunimin me opozitën. Lidhur me projektligjin e rëndësishëm të prokurorisë, Kryeministri Berisha u shpreh se ai është fryt i një bashkëpunimi të gjatë shumëmujor midis institucioneve dhe një ekspertize të shkëlqyer të dy misioneve që asistojnë institucionet e vendit në fushën e ligjeve, euroagjencitë dhe OPDAT. Duke falënderuar të gjithë ata që kontribuuan për hartimin e tij, në mënyrë të veçantë ministrin Alibeaj dhe stafin e tij, Kryeministri Berisha i bëri thirrje opozitës që ta shqyrtojë këtë draft, duke paraqitur të gjitha vërejtjet dhe sugjerimet për të kaluar më pas në një miratim të përbashkët. Më tej, Kryeministri Berisha u shpreh se “ky model që është në vazhdimësinë e një modeli që ka ekzistuar këtu prej 18 vitesh, pavarësisht nga ndryshimet e qeverive, krijon të gjitha garancitë e pavarësisë së tij nga ekzekutivi sikundër të gjitha garancitë e varësisë së tij nga ligji, e përgjegjshmërisë së tij para ligjit. Shpresoj që opozita të shohë në këtë institucion domosdoshmërinë e pavarësisë dhe funksionimit të tij, sipas ligjit, si interesi më i mirë i opozitës, qeverisë dhe shoqërisë shqiptare. Ndaj dhe unë shpresoj që të arrijmë në një lloj mirëkuptimi”.