Dule: Vendimi pas vendosjes së kritereve për kandidatin
05/03/2012 Kreu i PBDNJ-së flet për garën e nxehtë për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit
Procesi me të cilin do të zgjidhen kandidatët e rinj për postin e presidenti do të vendosë mbi pozicioni zyrtar të PBDNJ-së. Ishte kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut Vangjel Dule që bëri me dije pikërisht faktin se “pozicionimi për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm të Republikës do të vijë në funksion të mënyrës se si ky proces do të kryhet. Në intervistën dhënë për “ABC News” Dule u ndal dhe në një nga emrat e përfolur deri më tani, e konkretisht në atë të ish-kreut të PS-së Fatos Nano. Kështu, i pyetur për kandidaturën e tij Dule nuk harron se përfaqësuesit parlamentarë të partisë së tij ishin firmëtarët e kandidaturës së Nanos në garën presidenciale të vitit 2007. “Si PBDNJ jemi të rezervuar në deklarimin e emrave, por mund të kujtojmë se kemi qenë më 2007-n firmëtarët për emrin e Nanos. Por sigurisht që në garën e afërt ne do të shikojmë fillimisht se si do të zhvillohet procesi i përzgjedhjes së kandidatëve. Për këtë arsye nuk mund të themi se do jemi konkretë. Përkundrazi vetëm kur të shohim se si do të jetë ky proces dhe se cili do të jetë parimi që do të zbatohet ai i kaluar përmes arnave të Kushtetutës apo ai i konstitucionalistëve, që kërkon një bashkëpunim të gjerë, atëherë dhe ne do të themi fjalën tonë”, - vuri në dukje Dule lidhur me një çështje të tillë. Përveç zgjedhjet së kreut të ri të shtetit një ndër angazhimet kryesore të politikës shqiptarë është reforma zgjedhore. Vangjel Dule shprehet kritik ndaj qëndrimit që dy partitë e mëdha po mbajnë gjatë punimeve në komisionin e posaçëm parlamentar. “Kemi të njëjtin rreth vicioz si herët e kaluara, ku është mjaft e vështirë për t’u çarë, pasi janë dy partitë e mëdha ato të cilat nuk lejojnë krijimin e kostumeve të reja, duke qëndruar tek ato të vjetra, të krijuara prej vetë tyre”, - akuzoi Dule. Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut ka shprehur publikisht kritikat ndaj rolit që aleatja e saj e madhe, Partia Socialiste, mban në funksion të reformës zgjedhore. Në këtë frymë edhe bashkëpunimi i ardhshëm politik vihet në një pikëpyetje të madhe. Sipas Dules, do të jetë pikërisht panorama që do të krijohet në arenën politike ajo e cila do të mund të sjellë dhe një qëndrim zyrtar të PBDNJ-së lidhur me zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ndërkohë që deri dje PBDNJ-ja ishte pjesë e koalicionit të PS-së, duke refuzuar dhe ofertën e ardhur nga mazhoranca qeverisëse për t’u bërë pjesë e këtij kampi. Por që së fundi ai ka hequr dorë nga prezenca e tryezave që organizojnë partitë e opozitës së bashkuar.