E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këshilltarë bashkiakë të PS-së kalojnë te LSI-ja

05/03/2012  Haxhinasto në Përrenjas

Sekretari i LSI-së Edmond Haxhinasto ka zhvilluar dje një takim në Përrenjas për pranimin e anëtarëve të rinj, të cilët, sipas LSI-së, vijnë nga e majta dhe zgjedhjet e reja brenda strukturave të kësaj partie. Në këtë proces është zgjedhur kryetar i LSI-së në Përrenjas, sekretari i këshillit bashkiak Mersin Alla, ndërkohë LSI-ja ka marrë edhe përfaqësues të tjerë nga partitë e vogla si dhe i janë bashkuar edhe 9 këshilltarë në komunat e rrethit të Librazhdit. Gjatë fjalës së tij zv. kryeministri Haxhinasto ka deklaruar se brenda këtij viti do të merret statusi për në BE, sepse është punuar për këtë dhe shqiptarët do të kenë të drejtë për më shumë punësim, më shumë të drejta dhe më shumë të ardhura nga fondet e BE, do të jenë më të lirë. Haxhinasto falënderoi Kryetarin e LSI-së Elbasanit Pjerin Xhuvani dhe kryetarin e LSI-së Librazhd dr. Veiz Boja që kanë thithur gjithë intelektualët dhe këshilltarët e Librazhdit pranë LSI. Bashkëpunimi me PD-në do të vazhdojë sepse i bën mirë integrimit të shqiptarëve në Bashkimin Evropian, përfundoi i deleguari i LSI-së në Elbasan gjatë fjalës së tij në këtë takim. L. Ll

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›