E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koci: Mosreflektimi i Rames, na orienton drejt faktoreve te tjere te majte

Kryetari i Partise Socialiste te Vertete '91 Petro Koci, deklaroi dje se si pasoje e mosreflektimit te selise roze lidhur me shkaqet e humbjes dhe percarjes se te majtes, partia e tij do te orientohet drejt faktoresh politike te tjere te majte. "Prisja nje reflektim serioz nga kongresi i PS, lidhur me shkaqet e humbjes dhe percarjes se te majtes, por kjo nuk ndodhi. Kjo mungese reflektimi, do te vazhdoje ta mbaje te majten te percare dhe te dobet", deklaroi Koci. Ne keto kushte, sipas tij, Partia Socialiste e Vertete '91 do vazhdoje te orientohet drejt faktoreve politike te majte, qe kerkojne ndryshimin e sistemit zgjedhor, por edhe ate kushtetues.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›