E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jetimet sociale te harruar nga shteti

Ligji shqiptar nuk i trajton femijet qe humbasin kujdesin edhe kur i kane prinderit gjalle

Shteti shqiptar ka hequr dore nga detyrimet ligjore ndaj femijeve qe nuk kane kujdes prinderor. Jetimet kategorizohen ne dy grupe specifike ne jetime me statusin e jetimit dhe ne jetime sociale. Ne kategorine e pare perfshihen te lindurit jashte martese ata qe kane humbur njerin ose te dy prinderit si edhe ata te cileve me vendim te formes se prere te gjykates u eshte hequr e drejta prinderore e te dy prinderve ose vetem e njerit prej tyre. Ndersa jetime sociale pra pa status jane femijet qe braktisen nga prinderit per shkak te pamundesive financiare per ti rritur apo perkujdesur per ta.

Ligji aktual ne Shqiperi parashikon nje sere perfitimesh vetem per jetimet me status duke anashkaluar keshtu nje tjeter kategori personash ne nevoje sic jane jetimet sociale.

Per jetimet qe perfundojne shkollen e mesme ose te larte dhe qe jetojne ne konvikte shpenzimet e ushqimit perballohen nga zyrat e ndihmes dhe te perkujdesit shoqeror ne bashki e komuna deri ne zenien e tyre me pune thuhet ne ligj. Ligji parashikon gjithashtu se sherbimi shendetesor sherbimi dentar dhe medikamentet per jetimet te cilet nuk jane ne marredhenie pune sigurohen falas nga shteti. Por keto perfitime jane vetem ne dispozicion te jetimeve me status pra jetimeve biologjike.

Nga ana tjeter institucionalizimi i jetimeve sociale nuk ka afat te perhershem pra eshte i perkohshem. Kjo do te thote qe shteti heq dore nga perkujdesja per ta kur prindi shprehet i gatshem te marre serish persiper rritjen dhe kujdesin ndaj femijes per shkak se ka fituar nje sere te ardhurash.

Sipas drejtorit te Institutit te Integrimit te Jetimeve Shqiptare Ilir Cumani te tilla raste ndodhin shume rralle ne vendin tone. Sipas tij ne me te shumten e rasteve femijet qe vijne nga familje me probleme ekonomike mbeten te tille per gjate gjithe jetes. Per pasoje ai pohon se ata jane kontingjent i rrezikuar dhe i pambrojtur nga politikat sociale te shtetit tone.

Situata

Sipas statistikave te Sherbimit Social Shteteror aktualisht ne vendin tone numerohen mbi 31.000 jetime ne total ku mbi 80 per qind jane jetime sociale ndersa vetem 20 per qind e tyre jane jetime me status.

Aktualisht ne vendin tone funksionojne 11 institucione rezidenciale jo qeveritare te cilat trajtohen nga fondacione te huaja dhe nga institucione fetare. Nente institucione te tjera qe ndodhen ne Shkoder Sarande Tirane Durres dhe Elbasan jane ne juridiksionin e institucioneve shteterore Bashkive dhe Komunave te pushtetit lokal thote Ilir Cumani.

Sipas tij ne periudhen e diktatures 80 per qind e jetimeve ishin biologjike ndersa 20 per qind sociale.

Por Cumani pohon se pas viteve lsquo90 numri i femijeve te insitucionalizuar eshte i tkurrur sepse ne nje shtepi femije jetonin nga 120-250 femije ndersa sot numerohen afersisht 30-60 jetime.

Ne ligjin e ri mbi statusin e jetimit nuk parashikohen perfitimet qe duhet te gezojne jetimet sociale keshtu qe ky ligj mund te konsiderohet fare mire si preferencial pasi fravorizon vetem jetimet biologjik duke harruar qe ka shume femije qe vuajne per buken e gojes dhe strehim thote Drejtori i Institutit te Integrimit te Jetimeve Shqiptare.

Ai kerkon me ngulm nderhyrjen emergjente te shtetit shqiptar mbi ndryshimin e ligjit qe sipas tij duhet te premtoje perfitime edhe per jetimet sociale sic funksionon ne te gjitha vendet e zhvilluara te botes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›