Qeveria rrit pagen minimale
Fatjona Mejdini
Qeveria vendosi rritjen e pages minimale ne vend me 1 mije leke. Vendimi i Keshillit te Ministrave u deklarua ne mbledhjen e djeshme edhe nga kryeministri Berisha, i cili theksoi se rritja e kesaj page do te zbatohet edhe per sektorin privat, duke prekur nje numer te madh te punesuarish. Sipas kreut te ekzekutivit, paga minimale ne shkalle vendi behet 18 mije leke, nga 17 mije leke qe ishte me pare. Duke argumentuar burimet e financimit te kesaj rritjeje te pages, Berisha theksoi se qeveria kishte mundesi te bente nje rritje me te madhe per kete shtrese te punonjesve, por ajo nuk donte te ishte agresive dhe te rendonte sektorin privat ne vend. "Paga minimale ne shkalle vendi, peson nje rritje nga 17 ne 18 mije leke. Kjo eshte paga minimale ne shkalle vendi, pasi paga ne sektorin publik eshte me e larte. Per shkak te sektorit privat, ne ndjekim nje politike te bute ne rritjen e kesaj page, ne menyre qe te mos jemi agresive ne rritjen e pagave te sektorit publik", deklaroi kryeministri Berisha, gjate mbledhjes se djeshme te qeverise. Sipas vendimit te djeshem te qeverise, kjo page do te jete per oret normale te punes dhe shtesat me karakter te perhershem, do te jepen mbi kete page. Duke folur per rritjen e pagave, kryeministri Berisha deklaroi se ne nje raport te Bankes se Shqiperise, theksohet se rrogat e sistemit publik ne vend jane rritur me 68% gjate kater viteve te qeverisjes. Por sipas Berishes, ky raport jep te dhena mjaft pozitive, qe rritje me te madhe te pagave per te gjitha nivelet ka pasur ne sektorin publik. "Banka e Shqiperise deshmon se kjo rritje eshte me e madhe ne sektorin privat. Ky eshte nje zhvillim shume pozitiv", deklaroi kryeministri Berisha. Njeheresh me vendimin e djeshem, paga baze minimale mujore jepet per 174 ore pune ne muaj, te kryera gjate kohes normale te punes. Njeheresh, percaktohet qe paga baze minimale orare te jete 103 leke. Ndersa shtesat me karakter te perhershem jepen mbi pagen baze. Vetem pak dite me pare, kryeministri Berisha miratoi rritjen e pagave dhe pensioneve per te katerten here brenda kater viteve. Sipas Berishes, me rritjen e fundit, dyfishohen pagat e punonjesve te arsimit, sektorit te shendetesise, mjekeve dhe infermiereve, si dhe per 104 mije punonjes buxhetore, paga mesatare e te cileve kalon nga 27.3 mije leke qe ishte ne vitin 2005, ne 45.9 mije leke ne muaj ose 68 per qind me e larte. Kryeministri Berisha deklaroi se nisur nga kjo, mesuesit e arsimit parauniversitar nga nje page prej rreth 23 mije lekesh, kalojne ne nje page prej rreth 46 mije leke. Po keshtu sipas Berishes, punonjesit e infermierise nga nje page prej 13 mije leke kalojne ne nje page prej 31 mije leke, pra qind per qind me e larte se sa ne vitin 2005. Duke u nisur nga rritja e konsiderueshme e pagave, kryeministri Berisha deklaroi se Shqiperia kalon qartesisht me mbi 30 per qind pagen mesatare te dy vendeve anetare te BE-se dhe barazohet me 3 vende te tjera ish-komuniste.
Diferencat
Kryeministri Berisha ka deklaruar se me rritjen e fundit te pagave me 1 Maj, eshte ulur ndjeshem diferenca mes pagave te larta dhe atyre te uleta ne vend. Sipas Berishes, qeveria do te vazhdoj procesin e rritjes se pagave edhe pergjate kater viteve te ardhshme, te mandatit te dyte qeverises.