Topi: Te riorganizohet gjyqesori
Rozeta Rapushi
Presidenti Bamir Topi kerkoi dje riorganizimin e pushtetit gjyqesor. Ne mbledhjen e Keshillit te Larte te Drejtesise, Topi beri thirrje per te ripare organizimin e pushtetit gjyqesor, me konkretisht Gjykatat e Shkalles se Pare. Sipas tij, ka ardhur koha per t'i reformuar keto gjykata hap pas hapi, pa perjashtuar ketu dhe mundesine e reduktimit te disave prej tyre. "Kam parasysh ketu reduktimin e disa gjykatave, organizimin e gjykates, qe jane edhe nevoje per ta ripare dhe une kete e konsideroj paraprakisht te arsyeshme", tha Topi para anetareve te KLD-se. Kreu i shtetit kerkoi qe te gjithe te operojne ne menyre te padiskutueshme me shume objektivitet ne kerkim te se drejtes. Sipas tij, ky eshte apeli me i rendesishem per t'i dhene fytyren e vertete shtetit ligjor, i cili funksionon mbi bazen e institucioneve serioze dhe reputacionit te gjyqtareve serioze. "Sikurse kemi pasur kurajen nje vit me pare, te pranojme qe ky sistem vertet vuan, natyrisht sot nuk mund te them qe nuk vuan, por vuan me pak. Dhe jam i bindur qe nje vit me vone perceptimi publik, i cili eshte shume i rendesishem, sepse ka te beje pikerisht me kredibilitetin publik te institucioneve te drejtesise tek ata qe kane nevoje tek marrja e drejtesise, patjeter qe do te rritet", u shpreh optimist presidenti. Por kreu i shtetit, theksoi se sistemi i drejtesise, nuk ka shanse te shendoshet, pa reformim e ndryshime dhe objektivitet. Sipas tij, gjykimi nenkupton transparence, paanshmeri, jo subjektivitet por vetem objektivitet, pse vetem ne kete menyre mund te kemi nje sistem drejtesie sa me pak te korruptuar dhe ne funksion te qytetareve per te dhene drejtesine. "Preokupimi i ketij Keshilli eshte qe ta realizojme punen edhe ne kushtet kur duhet te marre vendim per koleget e vet. Ajo qe kam thene here tjeter, e them edhe sot, kerkoj objektivitet! Nuk ka shanse qe sistemi i drejtesise te shendetesohet pa operuar edhe ne kete linje", tha presidenti. Ne kete kuader, kreu i shtetit beri dhe nje apel publik. "Apel publik qe ka te beje jo thjesht me politikanet, ka te beje dhe me qytetaret. Sikurse juve te nderuar anetare te Keshillit te Larte te Drejtesise e konstatoni cdo dite, ashtu po e konstaton edhe qytetari i thjeshte, kerkojme qe gjithcka te formalizohet, ne menyre qe shteti i se drejtes te realizohet se pari ne formatin e tij dhe pastaj kuptohet, ne substancen e tij", tha Presidenti Topi.
Ndryshimi
Kreu i shtetit, Bamir Topi, propozon reforme dhe riorganizim ne pushtetin gjyqesor. Ne mbledhjen e Keshillit te Larte te Drejtesise, Presidenti sugjeroi dhe reduktimin e gjykatave.